Maqedonia e Veriut nga e enjtja hyn në fazën portokalli të temperaturave të larta

Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike paralajmëroi qytetarët se Maqedonia e Veriut që nga dita e nesërme (19 qershor) e deri në fundjavë do të hyjë në fazën portokalli. Temperaturat do të variojnë mes 30 dhe 40 gradë Celsius, që nuk është e zakonshme për këtë periudhë të vitit, transmeton Portalb.mk. Nga nesër deri të dielën Maqedonia […]

Maqedonia e Veriut nga e enjtja hyn në fazën portokalli të temperaturave të larta
Foto nga Xavier Coiffic/ Unsplash

Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike paralajmëroi qytetarët se Maqedonia e Veriut që nga dita e nesërme (19 qershor) e deri në fundjavë do të hyjë në fazën portokalli. Temperaturat do të variojnë mes 30 dhe 40 gradë Celsius, që nuk është e zakonshme për këtë periudhë të vitit, transmeton Portalb.mk.

Nga nesër deri të dielën Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e një mase ajri e ngrohtë që vie nga jugu, dhe që do të shkaktojë mot me diell dhe të ngrohtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike thonë se, sipas vlerave kufitare të parashikuara dhe të llogaritura të temperaturave ekstreme territori i vendit nesër do të jetë me ngjyrë të verdhë aktive, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pollogut në nivel portokalli për rrezik nga temperaturat e larta.

Për shkak të rritjes së mëtejshme të temperaturave, nga e enjtja në të gjithë vendin do të jetë aktiv niveli portokalli.