Mbi 31 mijë fëmijë lindën gjatë 2023-tës, rreth 10 mijë prej tyre në spitalet jashtë Kosovës

Vetëm gjatë vitit 2023 kanë lindur 31 mijë e 110 fëmijë, brenda dhe jashtë Kosovës. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Por jo të gjitha këto lindje janë kryer brenda territorit të Kosovës. Pasi që nga 31 mijë e 110 lindje, 21 mijë e 654 kanë ndodhur në Kosovë dhe […]

Mbi 31 mijë fëmijë lindën gjatë 2023-tës, rreth 10 mijë prej tyre në spitalet jashtë Kosovës
mbi-31-mije-femije-linden-gjate-2023-tes,-rreth-10-mije-prej-tyre-ne-spitalet-jashte-kosoves

mbi-31-mije-femije-linden-gjate-2023-tes,-rreth-10-mije-prej-tyre-ne-spitalet-jashte-kosoves

Vetëm gjatë vitit 2023 kanë lindur 31 mijë e 110 fëmijë, brenda dhe jashtë Kosovës. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Por jo të gjitha këto lindje janë kryer brenda territorit të Kosovës. Pasi që nga 31 mijë e 110 lindje, 21 mijë e 654 kanë ndodhur në Kosovë dhe se pjesa tjetër  apo 9 mijë e 456 lindje janë kryer në spitalet jashtë Kosovës.

E vazhdojnë të prijnë me numër meshkujt. Pasi që nga 21 654 lindje, 11 mijë e 207 apo 51.8% janë meshkuj dhe 10.447 apo 48.2% janë femra.

“Në vitin 2023, janë regjistruar 31 110 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), prej këtyre lindjeve të regjistruara që kanë ndodhur vetëm në Kosovë janë 21 654, nga të cilat meshkuj 11 207 apo 51.8% dhe 10.447 apo 48.2% lindje janë femra”, thuhet në raportin e ASK-së./Indeksonline/