Mbyllet në ditën e katërt të hapjes, aplikimi për subvencione të izolimit të shtëpive

Është mbyllur aplikimi për thirrjen e dytë publike të projektit “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”. Kështu është bërë e ditur nga njoftimi i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. “Mbyllja e parakohshme është rezultat i pranimit të 1333 aplikimeve në vlerë prej 4,998,871.79 euro, të cilat përmbushin […]

Mbyllet në ditën e katërt të hapjes, aplikimi për subvencione të izolimit të shtëpive
mbyllet-ne-diten-e-katert-te-hapjes,-aplikimi-per-subvencione-te-izolimit-te-shtepive

mbyllet-ne-diten-e-katert-te-hapjes,-aplikimi-per-subvencione-te-izolimit-te-shtepive

Është mbyllur aplikimi për thirrjen e dytë publike të projektit “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”.

Kështu është bërë e ditur nga njoftimi i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

“Mbyllja e parakohshme është rezultat i pranimit të 1333 aplikimeve në vlerë prej 4,998,871.79 euro, të cilat përmbushin buxhetin e destinuar për subvencionim të masave, izolim të mureve dhe kulmit dhe ndërrim të dyerve e dritareve të jashtme, deri në 45% të shumës (5% shtesë për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro”, thuhet në njoftim.

“Ju rikujtojmë se aplikacionet kanë filluar të shqyrtohen sipas radhës së arritjes së tyre dhe së shpejti fillon shpërndarja e letrave të para-aprovimit. Të gjithë ata që pranojnë këtë dokument (para-aprovimin), duhet të ndjekin edhe më tutje rregullat e parapara në thirrjen publike deri në përfundim të procesit kur edhe marrin paratë. Pra, punimet duhet të fillojnë vetëm pas para-aprovimit nga FKEE dhe ato duhet të përfundojnë më së largu me datën 31.12.2024, dhe pas kësaj date nuk mund të trajtohet asnjë kërkesë për disbursim të mjeteve”.