Opozita akuzon qeverinë “Kurti” se po e kthen Kosovën mbrapa me çështjen e dinarit, thonë se po i mban fshehtë marrëveshjet

Tre takime janë mbajtur në Bruksel për çështjen e dinarit. Për këtë cështje, së shpejti pritët të mbahet edhe takimi i katërt. I dërguari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritët që t’i thërras për takim në Bruksel kryenegociatorin e Kosovës dhe atë serb për të vazhduar diskutimet lidhur me çështjen e dinarit. […]

Opozita akuzon qeverinë “Kurti” se po e kthen Kosovën mbrapa me çështjen e dinarit, thonë se po i mban fshehtë marrëveshjet
opozita-akuzon-qeverine-“kurti”-se-po-e-kthen-kosoven-mbrapa-me-ceshtjen-e-dinarit,-thone-se-po-i-mban-fshehte-marreveshjet

opozita-akuzon-qeverine-“kurti”-se-po-e-kthen-kosoven-mbrapa-me-ceshtjen-e-dinarit,-thone-se-po-i-mban-fshehte-marreveshjet

Tre takime janë mbajtur në Bruksel për çështjen e dinarit.

Për këtë cështje, së shpejti pritët të mbahet edhe takimi i katërt.

I dërguari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritët që t’i thërras për takim në Bruksel kryenegociatorin e Kosovës dhe atë serb për të vazhduar diskutimet lidhur me çështjen e dinarit.

Nga Bashkimi Evropian sot për Front Online kanë konfirmuar se takimi do të jetë javën e ardhshme, por data nuk dihet akoma.

“Ndërmjetësuesi i BE-së planifikon të thërrasë një takim tjetër javën e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve për të diskutuar një zgjidhje të përkohshme të çështjeve të shkaktuara nga rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës, me kusht që palët të jenë të gatshme të angazhohen në bazë të ideve të paraqitura nga ndërmjetësuesi i BE-së”, deklaruan për Front Online nga BE.

Haziri: Qeveria ‘Kurti’ dy hapa mbrapa e ka kthyer Kosovën me dinarin, kjo çështje mbyllet me propozimin e BE-së

Për takimet e vazhdueshme në Bruksel për çështjen e dinarit ka folur për Front Online ish-negociatori për dialog, Lutfi Haziri.

Haziri vlerëson se Qeveria ‘Kurti’ dy hapa mbrapa i ka shkaktuar Kosovës lidhur më çështjen e dinarit.

 “Rezultati është në pritje, Qeveria dhe mënyra se si ka negociuar Kosovës i ka shkaktuar si gjithmonë qysh ndodh në fund dy hapa mbrapa në këtë çështjen e dinarit”, deklaron Haziri.

Haziri ka treguar dy hapat që sipas tij Kosovën e kanë kthyer mbrapa.

“E para është që nga kundërshtimi dhe dinari me institucionet e organeve Kushtetuese janë të pavarura dhe nuk mund t’i ndryshoj askush e ka bërë çështje dhe agjendë të negociatave. Hapi i dytë është që nuk po diskutohet çështja e rregullores së BQK-së por një medotalitet i mesëm i pranuar për Kosovën dhe Serbinë tani nuk ka rëndësi asgjë tjetër por pritët të zbardhët se cili është ky opsioni i mesëm i atribuohet ndërmjetësit ndërkombëtarë”, thekson Haziri.

Ai thotë se takimet pritën të mbyllën me propozimin e BE-së.

“Është bërë agjendë e negociatave edhe pse është thënë jo dhe nuk buron opsioni nga rregullorja e BQK por nga propozimi i ndërmjetësit ndërkombëtarë është menaxhim i kohës e jo diçka tjetër. Pasi kemi dy hapa mbrapa nëse shihen se si Kosova ka negociuar dhe pozicionet e saja pritët që çështja të mbyllët sipas propozimit të ndërmjetësit ndërkombëtar”, shprehët Haziri për Front Online.

Deputetja e AAK-së: Takimet për dinarin s’kanë transparencë, Qeveria ‘Kurti’ nuk po i tregon marrëvshjet

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj takimet e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i ka vlerësuar pa transparencë.

Kadrijaj thotë për Front Online thotë se s’ka informata deri ku ka shkuar dakordimi.

“Siç nuk e keni informata ju as ne se nuk po ka transparencë aspak në raport me publikun. Herën e fundit e pamë një dakordancë që është arrit dhe nuk kemi informata se deri ku kanë arritur ose cila është ajo marrëveshje. Ajo çka është kuptuar nga BE ka qenë spostimi i implementimit të kësaj marrëveshje për rregulloren e BQK të mos filloj menjëherë të implementohët”, deklaroi Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së vlerëson se Qeveria aktuale nuk po i sjellë të mira Kosovës.

Ajo deklaron se çështja e dinarit s’është dashur të diskutohet në Bruksel.

“Kosova nuk është dashur të shkojë me diskutuar për çështjen e dinarit në Bruksel por veprimet e Qeverisë populliste po e sjellin Kosovën në një gjendje jo të mirë. Pasi e implementuan vendimin e Gjykatës për tokat e Manastirit të Deçanit edhe kanë pranuar marrëveshje për Asociacionin tash shkojnë në Bruksel për dinarin”, u shpreh ajo.

Raci: Serbia refuzoi të pranojë propozimin e BE-së dhe nuk pati reagim, Kosova do akuzohej nëse nuk do e pranonte

Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci ka folur lidhur me takimin e fundit në Bruksel për çështjen e dinarit.

Raci tha se anipse Serbia refuzoj të pranoj propozimin e BE-së, këta të fundit nuk ja faturuan dështimin.

Ai thotë se Kosova po të vepronte njëjtë do të pranonte shumë akuza.

“Javën e kaluar Kosova e pranoj propozimin e BE dhe Serbia refuzoj të pranojë dhe kjo ishte e çuditshme se si BE nuk ja faturoj Serbisë atë dështim të mos pranimit të propozimit të BE. Nëse nuk do ta pranonte Kosova do ta prisnin shume akuza. BE duhet të jetë neutral i paanshëm dhe duhet të ndëshkojë palët sidomos Serbinë”, u shpreh Raci.

Raci ka përmendur një arsye që sipas tij po ka ngecje në Bruksel për çështjen e dinarit serb.

“Ngecjet janë sepse në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin si valutë e përditshme e qarkullimit në Kosovë por për krijimin e një sistemi transparent të financimit nga ana e Serbisë të komunave me shumicë serbe në Kosovë këtu ka problem Serbia sepse me vite ajo ka financuar strukturat kriminale në Kosovë me paratë kesh me dinarin për këtë arsye ka ngecje sepse ata nuk pranojnë që çdo financim ta bëjnë përmes BQK”, deklaron Raci për Front Online.

Të enjten e 4 prillit, ishte takimi i fundit në Bruksel për çështjen e dinarit, e që përfundoi pa marrëveshje.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas takimit të enjten e kaluar, tha se pala kosovare është pajtuar me propozimin e emisarit të BE-së, sa i përket çështjes së dinarit, por pala serbe ka kërkuar kohë shtesë.

“Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçak ka nxjerrë një propozim të konsoliduar për të cilën ne besojmë se është konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje, e cila më së shumti i shkon për shtati qytetarëve serb në Kosovë. Pala serbe nuk ka qenë e gatshme të reflektojë këtë propozim dhe ka kërkuar kohë shtesë. Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve në Bruksel”, ka deklaruar Bislimi./FrontOnline