Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit sot do të hapet Europe House Tetovë

Sotfn, më 05 qershor 2024, #TeamEurope do të shënojë Ditën Botërore të Mjedisit jetësor me hapjen e parkut të energjisë me erë ‘Bogosllovec’ në Sveti Nikollë dhe #EUwithYOU hapjen e Europe House në Tetovë, njoftoi Delegacioni i BE-së në Shkup, transmeton Portalb.mk. Në mëngjes, ambasadori David Geer do të marrë pjesë në hapjen e instalimit […]

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit sot do të hapet Europe House Tetovë
Tetova, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sotfn, më 05 qershor 2024, #TeamEurope do të shënojë Ditën Botërore të Mjedisit jetësor me hapjen e parkut të energjisë me erë ‘Bogosllovec’ në Sveti Nikollë dhe #EUwithYOU hapjen e Europe House në Tetovë, njoftoi Delegacioni i BE-së në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Në mëngjes, ambasadori David Geer do të marrë pjesë në hapjen e instalimit të parkut me erë “Bogosllovec” në afërsi të Sveti Nikollës. ‘Bogosllovec’ është parku i dytë me erë në Maqedoninë e Veriut, pas parkut ‘Bogdanci’ i vënë në punë në vitin 2015. Të dy parqet me erë janë rezultat i një qasjeje të #TeamEurope që kontribuon për transformim. Në lokacionin ‘Bogosllovec’ janë instaluar 8 turbina me erë, të cilat pasi të jenë aktive do të kenë një kapacitet total prej 36 MW. Të dy parqet kontribuojnë kryesisht në tranzicionin e gjelbër të drejtë të Maqedonisë së Veriut. Vendi synon të rrisë kapacitetin kombëtar të burimeve të ripërtëritshme në mbi 50% deri në vitin 2024, që përkthehet në 400 MW dhe 160 MW shtesë të energjisë diellore dhe të erës, respektivisht.

“Ambasadori Geer më pas do të vizitojë Tetovën për të hapur zyrtarisht Europe House në Tetovë. Ai fillimisht do t’ia dorëzojë organizatës LOJA nga Tetova një bibliotekë mobile të financuar nga BE-ja nga projekti “Rrjeti rajonal për diversitet kulturor – READ”. Projekti u zbatua në kuadër të programit të financuar nga BE-ja “Programi i Shoqërisë Civile dhe Medias 2018-2019″ që nga viti 2020 për të mbështetur pajtimin dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Dorëzimi do të bëhet në Europe House Tetovë – zyra e fundit në rrjetin e Europe House në të gjithë Maqedoninë e Veriut”, njoftuan nga Delegacioni i BE-së.

Më vonë, aktiviteti i parë i Europe House Tetovë do të zhvillohet në formë të debatit “Tetova për një gjeneratë të re, më të gjelbër” me studentë nga Universiteti i Evropës Juglindore. Debatin me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit do ta drejtojë aktivistja për ruajtjen e mjedisit Elmedina Aabdullahi, e nominuar për Gruan Europiane të Vitit 2024.

Programi i hapjes zyrtare do të përmbyllet me një koncert të artistes, muzicientes dhe vokalistes Zarina Prvasevda dhe ansamblit të saj, i cili do të jetë i hapur për publikun.