Dy persona humbën jetën në një ndeshje komunikacioni në RMV, një tjetër ka lëndime të rënda trupore

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka dhënë detaje nga një ndeshje komunikacioni që ndodhi dje pasdite, ku në vendin e ngjarjes humbën jetën dy persona, transmeton Portalb.mk. “Më 3 maj, në ora 18:05 në SPB është raportuar se në rrugën magjistrale A-4, në dalje nga Rodovishi kah Shtipi, ka ndodhur një ndeshje tragjike e […]

Dy persona humbën jetën në një ndeshje komunikacioni në RMV, një tjetër ka lëndime të rënda trupore
Policia, sulm, aksident

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka dhënë detaje nga një ndeshje komunikacioni që ndodhi dje pasdite, ku në vendin e ngjarjes humbën jetën dy persona, transmeton Portalb.mk.

“Më 3 maj, në ora 18:05 në SPB është raportuar se në rrugën magjistrale A-4, në dalje nga Rodovishi kah Shtipi, ka ndodhur një ndeshje tragjike e komunikacionit ndërmjet veturës “Pasat” me tabela nga Radvoishi dhe veturës “Opel” me tabela provuese”, raporton Policia.

Në veturën “Pasat” ngasës ishte 27 vjeçari M.L. nga Radovishi, ndërsa në veturën “Opel” ngasës ishte 49 vjeçari Zh.G. nga Radovishi. Të dy ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.

Në këtë ndeshje, lëndime të rënda trupore ka marrë edhe 41 vjeçarja e cila ishte në veturën “Opel”.