Mehaj: Roli i Kosovës brenda NATO-s është më jetik se kurrë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas miratimit nga Asambleja Parlamentare e NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues, në anëtar të asociuar. Mehaj është shprehur se sot shënohet një moment historik. “Sot shënojme edhe një moment tjeter historik për Kosovën, me ç’rast, Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar me shumicë votash […]

Mehaj: Roli i Kosovës brenda NATO-s është më jetik se kurrë
mehaj:-roli-i-kosoves-brenda-nato-s-eshte-me-jetik-se-kurre

mehaj:-roli-i-kosoves-brenda-nato-s-eshte-me-jetik-se-kurre

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas miratimit nga Asambleja Parlamentare e NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues, në anëtar të asociuar.

Mehaj është shprehur se sot shënohet një moment historik.

“Sot shënojme edhe një moment tjeter historik për Kosovën, me ç’rast, Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar me shumicë votash avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues, në anëtar të asociuar,” shkruan Mehaj.

E sipas Mehajt, rruga drejt anëtarësimit në NATO nuk ka të bëjë vetëm me bashkimin në një aleancë “por shkon përtej, për të afirmuar përkushtimin tonë për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.”

“Në këto kohë sfiduese, ku rrethanat e reja gjeopolitike kanë ndryshuar, roli i Kosovës brenda NATO-s është më jetik se kurrë,” ka shkruar ai.

Kosova sipas tij do të ketë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të demokracisë e sigurisë.

“Ndërsa qëndrojmë në prag të këtij kapitulli të ri, për shtetin tonë, ne po i hapim rrugë së ardhmes, ku Kosova do të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të demokracisë, sigurisë dhe respektit të ndërsjellë në skenën globale. Ne kemi shumë punë përpara për PFP-në dhe disa procese të NATO-s, por duke punuar së bashku me aleatët tanë do ta arrijmë edhe atë.”