Melinda French Gates do të dhurojë një miliardë dollarë për nismat për mbështetjen e grave dhe vajzave në mbarë botën

Melinda French-Gates njoftoi sot se planifikon të dhurojë 1 miliard dollarë gjatë dy viteve të ardhshme për organizatat që mbështesin gratë dhe vajzat në mbarë botën, raporton CBS News, transmeton Portalb.mk. French-Gates javën e ardhshme do të largohet nga Fondacioni Bill & Melinda Gates, të cilin e themeloi me ish-bashkëshortin e saj Bill Gates dhe […]

Melinda French Gates do të dhurojë një miliardë dollarë për nismat për mbështetjen e grave dhe vajzave në mbarë botën
Melinda French Gates. Foto nga faqja e saj në Facebook

Melinda French-Gates njoftoi sot se planifikon të dhurojë 1 miliard dollarë gjatë dy viteve të ardhshme për organizatat që mbështesin gratë dhe vajzat në mbarë botën, raporton CBS News, transmeton Portalb.mk.

French-Gates javën e ardhshme do të largohet nga Fondacioni Bill & Melinda Gates, të cilin e themeloi me ish-bashkëshortin e saj Bill Gates dhe do të marrë 12.5 miliardë dollarë nga Gates si pjesë e marrëveshjes së tyre për divorc.

Donacionet do të bëhen përmes grupit të saj Pivotal Ventures, i cili thotë se do të ndahet si vijon: 200 milionë dollarë në 16 organizata jofitimprurëse ekzistuese amerikane që mbështesin gratë dhe vajzat, 240 milionë dollarë grante prej 20 milionë dollarësh secila nga 13 liderë globalë, përfshirë drejtoreshën Ava DiVernay dhe ish-kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern, 250 milionë dollarë do t’u jepen organizatave që punojnë për të përmirësuar shëndetin mendor dhe fizik të grave në mbarë botën, të përzgjedhura përmes një thirrjeje të hapur për ndryshim këtë vjeshtë.