Mickoski mori mandatin për formimin e Qeverisë nga presidentja Siljanovska

Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski mori mandatin nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska në vilën presidenciale ‘Vodno’ në Shkup. Mickoski dje tha se do të marrin parasysh faktin se ka disa festa, megjithatë do ta votojnë para përfundimit të afatit kohor, shkruan Portalb.mk. “Kryetari i VMRO DPMNE ka mundësi serioze për të formuar […]

Mickoski mori mandatin për formimin e Qeverisë nga presidentja Siljanovska
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ia dha mandatin Hristijan Mickoskit për formimin e Qeverisë. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski mori mandatin nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska në vilën presidenciale ‘Vodno’ në Shkup. Mickoski dje tha se do të marrin parasysh faktin se ka disa festa, megjithatë do ta votojnë para përfundimit të afatit kohor, shkruan Portalb.mk.

“Kryetari i VMRO DPMNE ka mundësi serioze për të formuar qeveri. Me siguri besoj se hapi që po bëj dhe dhënia e mandatit për përbërjen e qeverisë është një hap real juridik dhe politik “Sipas Kushtetutës, pra sipas nenit 84, paragrafi 1, paragrafi 1, një nga kompetencat e presidentit është caktimi i mandatit për përbërjen e qeverisë. Në bazë të nenit 90, paragrafi 1, paragrafi 1, mandati i jepet detyrimisht liderit të partive që kanë shumicë në Kuvend, në afat pas kalimit të dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit. Jemi dëshmitarë se sot po përfundon dita e dhjetë”, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Besoj me siguri, tha presidentja, se hapi që po e bëj ndaj Hristijan Mickoskin është një hap i vërtetë juridik dhe politik.

Bisedimet për Qeverinë e re tha dje Mickoski, janë nga fundi, po përfundojnë pjesën e formimit të resorëve qeveritar dhe pjesën e eshalonit të tretë. Për emrat e bartësve të funksioneve në pozitat kyçe ai tha se janë të njohura por nuk dëshiroi t‘i bëjë publik, duke shtuar se do të dihen së shpejti.

“Pres që sa më parë ta paraqes përbërjen e anëtarëve të Qeverisë së re, po mendohemi pak për shkak të festave fetare, do të duhet të mendohet edhe për këtë, kështu që duhet të nivelizojmë disa gjëra. Pres që Qeveria e re të votohet para afatit përfundimtar, të definuar me Ligj dhe Kushtetutë”.

Mickoski, në afat prej 20 ditëve nga marrja e mandatit duhet t’i paraqesë Kuvendit programin për përbërjen e Qeverisë, të cilën e zgjedh Kuvendi.

VLEN-VMRO finalizojnë marrëveshjen qeveritare

Rikujojmë se pas zgjedhjeve të 8 majit, në kampin maqedonas VMRO-DPMNE doli fituese me 58 deputetë ndërsa në kampin shqiptar Fronti Evropian së pari me 19 deputetë por pas rivotimit me 22 maj mbeti me 18 deputetë. 

Megjithatë, VMRO-DPMNE ka njoftuar se Qeveria e re pritet të formohet jo me fituesin e kampit shqiptar, por me koalcionin shqiptar VLEN që kishte 13 deputetë por që fitoi një më shumë pas rivotimit, konkretisht ka 14 deputetë.

Fonti Evropian kundërshton këtë veprim duke e quajtur “majorizim” nga pala maqedonase sepse po merret në pushtet partia me më pak deputetë, dhe ka lajmëruar se do të ndërmerr masa për të ndaluar këtë.