Minxhozi për “21 Janarin”: Basha, “çelësi i artë” për zbardhjen e ngjarjes. Berisha dhe Meta e shohin veten të rrezikuar

Analisti Skënder Minxhozi e shikon Lulzim Bashën si personin kyç i cili mund të ndihmojë për zbardhjen e ngjarjes së ’21 Janarit’. Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Basha, si ish ministri i Brendshëm, ka qenë spektator i rreshtit të parë në atë ngjarje. Minxhozi shtoi se Sali [...]Read More...

Minxhozi për “21 Janarin”: Basha, “çelësi i artë” për zbardhjen e ngjarjes. Berisha dhe Meta e shohin veten të rrezikuar

Analisti Skënder Minxhozi e shikon Lulzim Bashën si personin kyç i cili mund të ndihmojë për zbardhjen e ngjarjes së ’21 Janarit’.

Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Basha, si ish ministri i Brendshëm, ka qenë spektator i rreshtit të parë në atë ngjarje.

Minxhozi shtoi se Sali Berisha dhe Ilir Meta e shohin veten e tyre të rrezikuar.

“Zoti Basha, nëse do marrim të gjithë komponentët e zbardhjes së kësja ngjarjeje tragjike, zoti Basha në fakt, është çelësi i artë, personi kyç. Në momentin që Ilir Meta, Sali Berisha ndodhen të kalcifikuar në pozitat e tyre mbrojtëse, duke ditur që riskojnë shumë nga ngjarja e ’21 Janarit’, duke parë mungesën e dëshirës së prokurorisë së re, duke parë të gjithë këto komponentë, Lulzim Basha është ai që ka firmosur përjashtimin e Berishës nga PD 3 vjet më parë, është ai që u përplas me Berishës, dhe teorikisht, si ish ministër i Brendshëm, do duhet të ishte personi që të tregonte se çfarë ka ndodhur realisht. Ka qenë spektator i rreshtit të parë, në mos një protagonist nëse rezulton nga hetimi. Lulzim Basha ka një shkifte, kishte mundësinë të bënte dritë mbi ngjarjen më tragjike të 30 viteve të fundit, të sillte transparencë për një tragjedi e cila e ka mbajtur të okupuar, politikën ,mediat, publikun gjatë 13 viteve të fundit. Nuk ka pasur ngjarje që ta ketë dominuar skenën publike në Shqipëri sesa 21 janari”, theksoi ai./abcnews.al