NATO-ja kërkon nga Serbia përgjegjësi për aktet e dhunës që ndodhën në veri të Kosovës

Ndihmëssekretari i NATO-s, Boris Ruge, pas vizitës në Kosovë, ku është takuar me zyrtarë të shtetit, ka vazhduar vizitën e tij në Serbi. Ruge është takuar sot me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Përmes një postimi në “X”, Ruge ka shkruar se NATO-ja pret nga Serbia që të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë për aktet e […]

NATO-ja kërkon nga Serbia përgjegjësi për aktet e dhunës që ndodhën në veri të Kosovës
nato-ja-kerkon-nga-serbia-pergjegjesi-per-aktet-e-dhunes-qe-ndodhen-ne-veri-te-kosoves

nato-ja-kerkon-nga-serbia-pergjegjesi-per-aktet-e-dhunes-qe-ndodhen-ne-veri-te-kosoves

Ndihmëssekretari i NATO-s, Boris Ruge, pas vizitës në Kosovë, ku është takuar me zyrtarë të shtetit, ka vazhduar vizitën e tij në Serbi.

Ruge është takuar sot me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Përmes një postimi në “X”, Ruge ka shkruar se NATO-ja pret nga Serbia që të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë për aktet e dhunës që ndodhën veri gjatë vitit të kaluar.

“Diskutim i mirë me presidentin Aleksandar Vuçiq për marrëdhëniet e NATO-s me Serbinë, të cilat shpresojmë t’i shohim të thelluara. Ne diskutuam gjithashtu çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO-ja pret që Serbia të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunës të majit dhe shtatorit 2023”, shkroi Ruge.