AGK pranon donacion 70 xhaketa dhe jeleka me mbishkrimin “Press” nga misioni i OSBE-së në Kosovë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka pranuar donacion 70 xhaketa dhe jeleka me mbishkrimin “Press”, nga partneri i ngushtë i saj, Misioni i OSBE-së në Kosovë. Siç thuhet në njoftimin e bërë nga AGK, donacionet u ndanë nga Drejtorja e Departamentit të Demokratizimit, Pascale Roussy. “Donacionet u ndanë nga Drejtorja e Departamentit të Demokratizimit, […]

AGK pranon donacion 70 xhaketa dhe jeleka me mbishkrimin “Press” nga misioni i OSBE-së në Kosovë
agk-pranon-donacion-70-xhaketa-dhe-jeleka-me-mbishkrimin-“press”-nga-misioni-i-osbe-se-ne-kosove

agk-pranon-donacion-70-xhaketa-dhe-jeleka-me-mbishkrimin-“press”-nga-misioni-i-osbe-se-ne-kosove

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka pranuar donacion 70 xhaketa dhe jeleka me mbishkrimin “Press”, nga partneri i ngushtë i saj, Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e bërë nga AGK, donacionet u ndanë nga Drejtorja e Departamentit të Demokratizimit, Pascale Roussy.

“Donacionet u ndanë nga Drejtorja e Departamentit të Demokratizimit, Pascale Roussy – e cila theksoi rolin krucial që gazetarët dhe kameramanët e kanë në demokraci, duke raportuar nga terrene të rrezikshme e duke i mbajtur përgjegjës personat në pushtet”, thuhet në komunikatë.

Shpërndarja e këtyre donacioneve tek gazetarët do të bëhet gjatë javëve në vijim nga AGK.