Ndalohet dhe i merret patentë shoferi pasi kishte vozitur në gjendje të dehur

Policia e Kosovës e ka ndaluar një person në Gjilan derisa ishte duke vozitur sot në gjendje të dehur. Në njoftimin e policisë thuhet se i njëjti ka hyrë në rreth rrotullim nga ana e kundërt duke shkaktuar kundërvajtje “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. “Gjatë kontrollit të dokumenteve ka ekzistuar dyshimi i bazuar se vozitësi […]

Ndalohet dhe i merret patentë shoferi pasi kishte vozitur në gjendje të dehur
ndalohet-dhe-i-merret-patente-shoferi-pasi-kishte-vozitur-ne-gjendje-te-dehur

ndalohet-dhe-i-merret-patente-shoferi-pasi-kishte-vozitur-ne-gjendje-te-dehur

Policia e Kosovës e ka ndaluar një person në Gjilan derisa ishte duke vozitur sot në gjendje të dehur.

Në njoftimin e policisë thuhet se i njëjti ka hyrë në rreth rrotullim nga ana e kundërt duke shkaktuar kundërvajtje “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Gjatë kontrollit të dokumenteve ka ekzistuar dyshimi i bazuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.87 promila alkool”.

“Të njëjtit  në bazë të ligjit 08/L-186 neni 233 paragrafi 4 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në  afat prej tre muajsh dhe dy pikë negative, si dhe automjeti i tij është konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftim.