Ndërprenë fjalimin e Netanyahu, 6 të arrestuar në Capitol

Policia e Capitol thotë se gjashtë persona janë arrestuar për ndërprerjen e fjalimit të Benjamin Netanyahut në Kongresin Amerikan. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri izraelit i quajti protestuesit “idiotë të dobishëm të Iranit” pas pretendimeve se Irani po financon protestat anti-izraelite në Amerikë, shkruan Sky News. Personat u arrestuan për “hyrje ose qëndrim të vetëdijshëm, [...]Read More...

Ndërprenë fjalimin e Netanyahu, 6 të arrestuar në Capitol

Policia e Capitol thotë se gjashtë persona janë arrestuar për ndërprerjen e fjalimit të Benjamin Netanyahut në Kongresin Amerikan.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri izraelit i quajti protestuesit “idiotë të dobishëm të Iranit” pas pretendimeve se Irani po financon protestat anti-izraelite në Amerikë, shkruan Sky News.

Personat u arrestuan për “hyrje ose qëndrim të vetëdijshëm, me forcë dhe dhunë në foltoren e njërës nga dhomat e Kongresit”.

Disa figura të larta në mesin e demokratëve e kanë bojkotuar fjalimin e Netanyahut, ndërsa mijëra amerikanë kanë protestuar para ndërtesës së Kongresit, për të dënuar luftën në Gazë dhe krizën humanitare që e ka krijuar./abcnews.al