Ndryshimet në qeveri/ Ministrat e rinj betohen para Presidentit Begaj

Ministrat e rinj të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një ditë pas votimit në Kuvend, u betuan para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Para Begajt u betuan ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministri i Financave, Petrit Malaj. Edhe Taulant Balla u betua pas shkarkimit si ministër i Brendshëm dhe [...]Read More...

Ndryshimet në qeveri/ Ministrat e rinj betohen para Presidentit Begaj

Ministrat e rinj të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një ditë pas votimit në Kuvend, u betuan para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Para Begajt u betuan ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Edhe Taulant Balla u betua pas shkarkimit si ministër i Brendshëm dhe marrjes së detyrës së re si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Votimi i minitrave në seancën e së martës, u shoqërua me tensione dhe debate nga ana e opozitës.

Gazment Bardhi hodhi akuza në drejtim të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa ka përplasur edhe duart në Foltore duke shkaktuar zhurmë dhe kaos. Nikolla i komunikoi Bardhit përjashtimin nga seanca./abcnews.al