Nënkryetari i LDK-së: Vjosa Osmani ka qenë e nënshtruar ndaj Kurtit, nuk është garancë e raporteve SHBA-Kosovë

Për ish-partinë e saj LDK-në, subjekti i cili para tri viteve ia kishte mundësuar kuorumin për t’u bërë Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka qenë në nivelin e detyrës, por ka qenë e nënshtruar para Qeverisë dhe Kryeministrit Albin Kurti e poashtu nuk ka mbrojtur interesat e Kosovës. Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, thotë […]

Nënkryetari i LDK-së: Vjosa Osmani ka qenë e nënshtruar ndaj Kurtit, nuk është garancë e raporteve SHBA-Kosovë
nenkryetari-i-ldk-se:-vjosa-osmani-ka-qene-e-nenshtruar-ndaj-kurtit,-nuk-eshte-garance-e-raporteve-shba-kosove

nenkryetari-i-ldk-se:-vjosa-osmani-ka-qene-e-nenshtruar-ndaj-kurtit,-nuk-eshte-garance-e-raporteve-shba-kosove


Për ish-partinë e saj LDK-në, subjekti i cili para tri viteve ia kishte mundësuar kuorumin për t’u bërë Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka qenë në nivelin e detyrës, por ka qenë e nënshtruar para Qeverisë dhe Kryeministrit Albin Kurti e poashtu nuk ka mbrojtur interesat e Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, thotë për FrontOnline se Osmani nuk ka qenë në anën e duhur dhe nuk ka qenë në nivelin që do të duhej të ishte.

“ Për mendimin tim ka qenë dashur të jetë në nivel të detyrës që i ka taku. Ka qenë e nënshtruar para Qeverisë kryeministrit dhe nuk i ka mbrojtur interesat e Kosovës karshi faktorit ndërkombëtar, dmth nuk ka qenë në anën e duhur deri tash në momentet e fundit, por edhe tash jam skeptik që do të ndikoj diçka për të qenë në anën e shtetit të Kosovës, jo me shiku interesin e saj apo të partnerit të koalicionit qeverisës’’

Muhaxheri ka treguar arsyet pse para tri viteve LDK-ja ia kishte mundësuar kuorumin Osmanit.

‘’Ne e kemi kry obligimin ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj saj si person, ia kemi mundësuar me qenë Presidente edhe me e pa sa ka me qenë e aftë ajo për ta luajtur rolin e Presidentes’’.

Vjosa Osmani për LDK-në nuk shihet si garancë e raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së.

‘’Nuk e kam besimin e plotë se mundet me qenë garancë e raporteve Kosovë-SHBA, por ta shohim kur të vije para sfidave të mëdha si do të jetë’’, tha Muhaxheri për Front Online.