Përgjigjet Peci, pasi Kurti i bëri thirrje të dalë në zyrën e tij në Zveçan
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci është përgjigjur ndaj thirrjes së kryeministrit Kurti për ta ushtruar detyrën në zyrë. Ai tha se zyrat janë duke u përgatitur dhe se në momentin që të jenë gati ata do ta vazhdojnë detyrën. “Jemi duke i përgatitur zyrat, momentin qe është gjithçka gati do të vazhdojmë”, u […]
![Përgjigjet Peci, pasi Kurti i bëri thirrje të dalë në zyrën e tij në Zveçan](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/641510-ne-diten-e-tokes-ne-prishtine-u-mbollen-40-peme.jpg)
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci është përgjigjur ndaj thirrjes së kryeministrit Kurti për ta ushtruar detyrën në zyrë.
Ai tha se zyrat janë duke u përgatitur dhe se në momentin që të jenë gati ata do ta vazhdojnë detyrën.
“Jemi duke i përgatitur zyrat, momentin qe është gjithçka gati do të vazhdojmë”, u përgjigj shkurtimisht Peci për Klankosova.
Të dielën, pas dështimit të votimit për largimin e kryetarëve nga 4 komunat në veri të vendit, Kurt iu bëri thirrje dy kryetarëve, Ilir Pecit e Izet Zeqirit që të shkojnë në zyrat e tyre për ta ushtruar detyrën.
“E kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, bëjnë mirë që më në fund të shkojnë në zyrat e tyre dhe ta ushtrojnë në mënyrë të papenguar detyrën në objektet zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës”, shkroi Kurti.