Nisen drejt Mekës e Medinës, grupet e para të haxhilerëve nga Kosova

Po e cilëson si rrugëtimin më të rëndësishëm në jetë, prandaj Hamide Morina po pret e gëzuar, për t’i kryer kontrollet e dokumenteve në Aeroportin e Prishtinës. Tok me bashkëshortin, kjo po shkon drejt Qabesë, për ta kryer ritualin e haxhit, si një nga pesë shtyllat kryesore të fesë islame. “Po shkoj me burrin, është […]

Nisen drejt Mekës e Medinës, grupet e para të haxhilerëve nga Kosova
nisen-drejt-mekes-e-medines,-grupet-e-para-te-haxhilereve-nga-kosova

nisen-drejt-mekes-e-medines,-grupet-e-para-te-haxhilereve-nga-kosova

Po e cilëson si rrugëtimin më të rëndësishëm në jetë, prandaj Hamide Morina po pret e gëzuar, për t’i kryer kontrollet e dokumenteve në Aeroportin e Prishtinës.

Tok me bashkëshortin, kjo po shkon drejt Qabesë, për ta kryer ritualin e haxhit, si një nga pesë shtyllat kryesore të fesë islame.

“Po shkoj me burrin, është shumë Sevda shumë ditë e mirë e sotit që po shkojmë ishallah Allahu na pranon, është hera e parë, më gjithë qef e sevda po shkoj”, tha Hamide Morina, haxhilere.

Paraditen e së dielës, u nis grupi i parë prej 215 haxhilerëve. Ndërsa për në vendet e shenjta të myslimanëve, do të shkojnë 1576 kosovarë.

Disa prej tyre shprehen se udhëtimi për në Mekë e Medine, është më i veçantë se gjetiu.

“Çshtë hera e parë që shkojë në Haxh e në Umre jam kanë dy herë, mezi po pres me shku në vende të shenjta e të bekume”, tha Fatmir Maliqi, haxhiler.

“Është një ndjenjë shumë e veçante, këtë vit jam më I kompletuar se e kom nënën edhe bashkëshorten”, tha Osman Krasniqi haxhiler.

“Është emocion shpirtëror, së pari shëndetin që e kam e edhe kushtet, ishalla zoti ua mundëson të gjithëve me shkua”, tha Zymer Tahiri, haxhiler.

Ndër lutjet që do t’i bëjnë gjatë kohës së haxhit, thonë se do ta kenë Kosovën.

“Do të lutemi për vendin tonë për atdheun tonë, për popullin tonë për Kosovën tonë të dashur”, tha Bujar Fera, haxhiler.

Haxhilerët kosovarë udhëtojnë të ndarë në grupe, ndërsa fluturime do të ketë deri në mesnatën e së hënës.

Nga Bashkësia Islame thonë se interesimi për të shkuar në këto vende Arabe është I madh, madje për vitin 2025, nuk ka më vende të lira.

“Interesimi është rritë, tashmë pothuajse edhe për vitin e ardhshëm e kemi mbushur numrin, në listë të pritjes janë edhe për vitin 2026”, tha Fitim Gashi nga Bashkësia Islame.

Çmimi për ta kryer haxhin, në Kosovë sivjet kushtoi 6450 euro për person, që është çmimi më i lartë ndonjëherë.