Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli, është e vërteta e Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25- vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa në Gjakovë. Osmani tha se emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi, janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave të Kosovës për liri e shtet. “25-vjet më […]
![Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli, është e vërteta e Serbisë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/636603-osmani-djegia-e-femijeve-te-kosoves-per-se-gjalli-eshte-e-verteta-e-serbise.jpg)
![osmani:-djegia-e-femijeve-te-kosoves-per-se-gjalli,-eshte-e-verteta-e-serbise](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/636603-osmani-djegia-e-femijeve-te-kosoves-per-se-gjalli-eshte-e-verteta-e-serbise-1024x593.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25- vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa në Gjakovë.
Osmani tha se emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi, janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave të Kosovës për liri e shtet.
“25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Ajo tutje ka thënë se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli, është e vërteta e Serbisë.
“Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal”, ka thënë Osmani thuhet në njoftimin e presidencës.
Përderisa, presidentja ka theksuar se do ta vazhdon betejën për drejtësi.
“Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi”, deklaroi Osmani.