Kandidatët për president do të nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike

Kandidatët për president të shtetit sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve do ta nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, transmeton Portalb.mk. Para nënshkrimit, fjalim hyrës do të mbajë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, ku do të lexohet përmbajtja e Kodit. Pasi kandidatët për president të vendit të kenë nënshkruar Kodin, është parashikuar të […]

Kandidatët për president do të nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike
Kandidatët për presidentë të RMV-së në zgjedhjet e 2024 (Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Bujar Osmani, Arben Taravari, Biljana Vankovska, Maksim Dimitrievski, Mersiha Smailoviq, Stevço Jakimovski). Foto e edituar nga Portalb.mk

Kandidatët për president të shtetit sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve do ta nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, transmeton Portalb.mk.

Para nënshkrimit, fjalim hyrës do të mbajë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, ku do të lexohet përmbajtja e Kodit.

Pasi kandidatët për president të vendit të kenë nënshkruar Kodin, është parashikuar të mbajnë fjalime përshëndetëse.

Ngjarja do të mbyllet me dy fotografi në grup, njëra e të gjithë kandidatëve dhe tjetra e të gjithë kandidatëve me anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, edhe partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, do të nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes.

Ndryshe, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale këto janë radhitjet:

  1. Kandidati i LSDM-së – Stevo Pendarovski është me numrin një.
  2. Numër dy është kandidatja e VMRO-DPMNE-së – Gordana Siljanovska-Davkova.
  3. Numër tre është kandidati i GROM-it – Stevço Jakimovski.
  4. Me numrin katër është kandidati i BDI-së, Bujar Osmani.
  5. Me numrin pesë Biljana Vankovska-Cvetkovska, kandidate e së Majtës.
  6. Me numrin gjashtë është Arben Taravari nga VLEN.
  7. Me numrin e shtatë kandidati i ZNAM, Makism Dimitrievski.