Osmani falënderon kryeministren e Danimarkës për kontributin në sigurinë e Kosovës që nga 1999

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Danimarkë është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, të cilët e ka falënderuar për dërgimin e ushtarëve danezë në Kosovë që nga viti 1999. Takimin e ka bërë të ditur Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’. “Përgjatë çdo etape […]

Osmani falënderon kryeministren e Danimarkës për kontributin në sigurinë e Kosovës që nga 1999
osmani-falenderon-kryeministren-e-danimarkes-per-kontributin-ne-sigurine-e-kosoves-qe-nga-1999

osmani-falenderon-kryeministren-e-danimarkes-per-kontributin-ne-sigurine-e-kosoves-qe-nga-1999

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Danimarkë është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, të cilët e ka falënderuar për dërgimin e ushtarëve danezë në Kosovë që nga viti 1999.

Takimin e ka bërë të ditur Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Përgjatë çdo etape të shtetndërtimit, mbështetja e Danimarkës për Kosovën ka qenë e palëkundur!”.

“Në takim me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13,000 ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999”, ka shkruar Osmani.