Pas komentimit skandaloz kundër Barelonës, Andin Lokaj mundohet të arsyetohet

Komentatori i operatorit ArtMotion, Andin Lokaj, është munduar të sqarohet për përmes një interviste komentimin e tij gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Barcelonës e Paris Saint-Germain. Lokaj ishte kritikuar për komentimin e tij gjatë ndeshjes së kthimit mes Barcelonës e Paris Saint-Germain, për shkak të komentimit të tij kundër trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez. Përmes […]

Pas komentimit skandaloz kundër Barelonës, Andin Lokaj mundohet të arsyetohet

Komentatori i operatorit ArtMotion, Andin Lokaj, është munduar të sqarohet për përmes një interviste komentimin e tij gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Barcelonës e Paris Saint-Germain.

Lokaj ishte kritikuar për komentimin e tij gjatë ndeshjes së kthimit mes Barcelonës e Paris Saint-Germain, për shkak të komentimit të tij kundër trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.

Përmes një interviste në KlanKosova, Lokaj ka thënë se komentimi i tij është nxjerrë jashtë kontestit nga portalet dhe se komentimi i tij ishte i drejtë.

“Unë i kuptoj portalet, megjithatë kanë dalë jashtë kontestit të asaj se çfarë kam thënë. Ajo që kam thënë ka qenë vetëm konstatim i asaj që ka thënë Xavi. E keni edhe në komentim kur kam thënë se kjo çfarë ka thënë Xavi do t’i kushtojë me karton të kuq, meqë rast edhe kjo ndodhi pasi që ai u përjashtua”, tha Lokaj.

Ish-komentatori i Radio Televizionit Publik të Kosovës ishte kritikuar ashpër nga tifozët e futbollit për shkak të komenteve të tij negative ndaj trajneri katalunas në të dyja ndeshjet, e veçanërisht në atë të kthimit që u zhvillua dje.

Barcelona u mposht mbrëmë nga skuadra e Paris Saint-Germain me rezultat 4:1, duke u eliminuar kështu nga Liga e Kampionëve.