Peci: Nëse Asociacioni nuk shkon në Kushtetuese, anëtarësimi i Kosovës në KiE shtyhet për një vit

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet, nëse Asociacioni nuk dërgohet në Gjykatë Kushtetuese “Na nuk mundemi me e shfajësu vetën prej përgjegjësisë politike dhe shtetërore që e kemi pasur në bërjen e Asociacionit edhe tash duhet me u ballafaqu […]

Peci: Nëse Asociacioni nuk shkon në Kushtetuese, anëtarësimi i Kosovës në KiE shtyhet për një vit
peci:-nese-asociacioni-nuk-shkon-ne-kushtetuese,-anetaresimi-i-kosoves-ne-kie-shtyhet-per-nje-vit

peci:-nese-asociacioni-nuk-shkon-ne-kushtetuese,-anetaresimi-i-kosoves-ne-kie-shtyhet-per-nje-vit

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet, nëse Asociacioni nuk dërgohet në Gjykatë Kushtetuese

“Na nuk mundemi me e shfajësu vetën prej përgjegjësisë politike dhe shtetërore që e kemi pasur në bërjen e Asociacionit edhe tash duhet me u ballafaqu me realitetet politike, vendet e QUINT-it ia kanë kumtu këtë kryeministrit… kryeministri e di. Po e përsëris nëse tash nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese me aq sa kam informacion votimi shtyhet për një vit”, tha Peci në rtv21.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare për dy vjet radhazi ka kërkuar nga Kosova ta krijojë draftin për Asociacionin. “Kur e panë që nuk u bë një gjë e tillë ata e krijuan vet draftin”.

Sipas tij anëtarësimi në këtë këshill është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të të drejtave të njeriut. “Duhet pasur parasysh, Kosova po anëtarësohet si shtet evropian në institucionin më të vjetër të Evropës”.

Peci tha se armiku i Asociacionit është vet presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

“Ai krejt këtë punë është duke e bërë që Asociacioni mos të bëhet, ai e do ndarjen e Kosovës edhe do që të tregojë se Kosova nuk zbaton asgjë, edhe nuk do që të lë asnjë zgjidhje tjetër përpos një autonomie të fortë territoriale… edhe ato veç në veri, i cili më pastaj mund t’i bashkohet Serbisë”, tha Peci duke shtuar se pjesë e këtij skenari ka qenë sulmi i Banjskës.