Policia me aksion për motoçiklista, konfiskon 27 në Ferizaj

Motoçikletat dhe skuterët u konfiskuan pasi drejtuesit e tyre nuk kishin dokumentacion të rregullt. “Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në komunikacionin rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve. Apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave që të tregojnë kujdes në komunikacion, të respektojnë rregullat dhe të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm”, theksohet […]

Policia me aksion për motoçiklista, konfiskon 27 në Ferizaj
policia-me-aksion-per-motociklista,-konfiskon-27-ne-ferizaj

policia-me-aksion-per-motociklista,-konfiskon-27-ne-ferizaj

Motoçikletat dhe skuterët u konfiskuan pasi drejtuesit e tyre nuk kishin dokumentacion të rregullt.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në komunikacionin rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve. Apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave që të tregojnë kujdes në komunikacion, të respektojnë rregullat dhe të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm”, theksohet në komunikatë.

Policia gjithashtu falënderoi qytetarët për bashkëpunim dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë të raportojnë çdo kundërvajtje.

Për çdo incident në komunikacion, qytetarët mund të njoftojnë stacionin më të afërt të policisë ose të përdorin aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe të kontaktojnë në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, dhe 0290/322-406.