“PS 2030, fuqia e zhvillimit”/ Rama socialistëve: Kushdo që dëshiron një mandat tjetër, të punojë më shumë se vitet e fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, se PS 2030 do të jetë padiskutim fuqia e zhvillimit të mëtejshëm. Gjithashtu ai u shpreh se do të ketë një platformë dhe garë të hapur për këdo që do t’i bashkohet PS. Më tej nënvizoi se Asambleja Rinore e PS, do të jetë një [...]Read More...

“PS 2030, fuqia e zhvillimit”/ Rama socialistëve: Kushdo që dëshiron një mandat tjetër, të punojë më shumë se vitet e fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, se PS 2030 do të jetë padiskutim fuqia e zhvillimit të mëtejshëm.

Gjithashtu ai u shpreh se do të ketë një platformë dhe garë të hapur për këdo që do t’i bashkohet PS.

Më tej nënvizoi se Asambleja Rinore e PS, do të jetë një platformë e re.

“Pagat e deklaruara në sektorin privat janë ende jo në lartësinë që duhet. Këto janë faktet sot. Ne do të bëjmë të gjith përpjekjet që të krijojmë me punë fakte të reja bindëse që Shqipëria 2030 të jetë vendi bindës për këdo që do të dojë të rikthehet. Shqiptarët janë njerëz ambiciozë. Kjo vlen për ata që kanë ikur dhe ikin drejt vendeve të tjera, apo edhe për ata që kanë ikur nga fshati apo qyteza e tyre drejt Tiranës. Nga ana tjetër shqiptarët jo vetëm kanë ikur, por edhe kthehen”, tha ai.

I ndalur tek turizmi Rama tha se do të ketë një paketë të re mbështetëse që do të prezantohet fillimisht në Theth, quajtur “Paketa e maleve”, për të vijuar më pas prezantimin edhe në diasporë.

“Kthesa ka nisur. Ajo që po rendis ka të bëjë me PS 2030, si fuqi e re e zhvillimit të mëtejshëm të ekonomisë gjithëpërfshirëse. Ndaj formimi i skuadrës sonë të re përfaqësuese duhet të jetë kryefjala e punës. Platforma e hapur digjitale, deputeti që duam ka nisur të sjellë dallëndyshet e para. PS 2030 për Shqipërinë 2030 do të jetë një skuadër shumë e gjerë individësh që falë meritës së treguar në angazhim dhe rezultat konkret do të gjejnë vendin ku të shërbejnë për ta bërë së bashku Shqipërinë. Gjithë deputetëve u them, cilido që dëshiron një mandat tjetër e ka në dorë ta marrë duke punuar në këtë sezon të fundit politik, më shumë se të tria vitet e fundit të marra së bashku”, tha ai.