Qalaj: S’ka asgjë për sigurime shëndetësore për Policinë e Kosovës, premtimi i VV-së i parelizuar

Deputeti i PDK-së dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë për FrontOnline, se gjitha premtimet që Vetëvendosje i ka dhënë asnjëra nga to nuk është realizuar, e as ajo për sigurime shëndetësore për Policinë e Kosovës. ‘’Gjitha premtimet që i ka dhënë Qeveria Kurti, jo vetëm për institucionet e sigurisë por […]

Qalaj: S’ka asgjë për sigurime shëndetësore për Policinë e Kosovës, premtimi i VV-së i parelizuar
qalaj:-s’ka-asgje-per-sigurime-shendetesore-per-policine-e-kosoves,-premtimi-i-vv-se-i-parelizuar

qalaj:-s’ka-asgje-per-sigurime-shendetesore-per-policine-e-kosoves,-premtimi-i-vv-se-i-parelizuar


Deputeti i PDK-së dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë për FrontOnline, se gjitha premtimet që Vetëvendosje i ka dhënë asnjëra nga to nuk është realizuar, e as ajo për sigurime shëndetësore për Policinë e Kosovës.

‘’Gjitha premtimet që i ka dhënë Qeveria Kurti, jo vetëm për institucionet e sigurisë por edhe për të tjerat, asnjëra nuk është realizua’’ thotë ai.

Qalaj, tregon se çështja e sigurimeve shëndetësore nuk është diskutuar në komisionin ku ai është anëtar, pra në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e madje sipas informacioneve të tij, kjo gjë nuk është diskutuar as në Kuvend, Qeveri apo në Ministrinë e Brendshme.

‘’Sa i përket Policisë, nuk ka asnjë diskutim, as në komision e sa kam unë njohuri as në Kuvend e as në Qeveris e as në ministri. Ju e dini se janë disa kërkesa nga Sindikata e Policisë së Kosovës ndaj Qeverisë e ku përfshihet edhe sigurimi shëndetësor, mirë po me sa kam unë informata nuk ka asgjë për këtë’’ deklaron ai.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, thotë se janë duke kërkuar vazhdimisht që të plotësohen kërkesat e tyre, por që një gjë të tillë deputetët e pozitës po e injorojnë.

‘’Ne jemi duke kërkuar vazhdimisht që të plotësohen kërkesat e policisë, por deputetet e pozitës po tregojnë injorim dhe nervozizëm’’ thotë ai.