Haradinaj: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte frymëzim përgjatë shekujve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me rastin e Ditës së Çlirimit të Gjakovës. Haradinaj ka thënë se Skënderbeu është frymëzim për secilin shqiptar. “Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, […]

Haradinaj: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte frymëzim përgjatë shekujve
haradinaj:-gjergj-kastrioti-skenderbeu-ishte-frymezim-pergjate-shekujve

haradinaj:-gjergj-kastrioti-skenderbeu-ishte-frymezim-pergjate-shekujve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me rastin e Ditës së Çlirimit të Gjakovës.

Haradinaj ka thënë se Skënderbeu është frymëzim për secilin shqiptar.

“Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar kreun e Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe donatorin Gjergj Prenkoçaj.

“Mirënjohës kryetarit Ardian Gjini dhe donatorit Gjergj Prenkoçaj për këtë vepër patriotike dhe të domosdoshme”, është shprehur Haradinaj.

 

This site uses cookies. By continuing to browse the site you are agreeing to our use of cookies.