Qeveria e RMV-së: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve fishing për kompensim dhe të mos i japin të dhënat personale

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se nuk ka dërguar SMS dhe mesazhe të tjera që ofrojnë kompensim. Në rastin konkret të shfaqur në orët e kaluara bëhet fjalë për mashtrim dhe fishing mashtrim i cili është raportuar dhe tashmë po veprohet nga shërbimet përkatëse, transmeton Portalb.mk. “Përderisa qytetarët pranojnë ose kanë […]

Qeveria e RMV-së: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve fishing për kompensim dhe të mos i japin të dhënat personale
Mesazh fishing. Foto: Qeveria e RMV-së

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se nuk ka dërguar SMS dhe mesazhe të tjera që ofrojnë kompensim. Në rastin konkret të shfaqur në orët e kaluara bëhet fjalë për mashtrim dhe fishing mashtrim i cili është raportuar dhe tashmë po veprohet nga shërbimet përkatëse, transmeton Portalb.mk.

“Përderisa qytetarët pranojnë ose kanë pranuar tashmë një mesazh (të paraqitura në fotografitë e mëposhtme) me përmbajtje të tillë apo të ngjashme, në të cilin dërguesi është shënuar Qeveria, duhet ta konsiderojnë atë si rrejshëm dhe të mos klikojnë në lidhjet e dhëna dhe as t’u përgjigjen mesazheve që kanë pranuar”, thonë nga Qeveria.

Qeverua u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mesazheve të rrejshme nga numrat e telefonit dhe emailet e huaja dhe të mos japin të dhëna personale.

“Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për të dhënat e tyre personale, pra të mos i ndajnë dhe shkëmbejnë me persona të panjohur, si dhe me persona identiteti i të cilëve nuk mund të vërtetohet paraprakisht”, shtojnë nga Qeveria.

Kujtojmë se sipas  publikimit të botuar nga Fondacioni “Metamorfozis”, format më të shpeshta të sulmeve fishing janë paralajmërimet e rreme nga bankat ose organizatat e tjera financiare në të cilat përdoruesit i kërkohet të japë të dhënat personale për të parandaluar mbylljen e llogarisë, uebfaqet mashtruese që e bindin përdoruesin të paguajë një shumë të caktuar parash për të blerë një produkt me ç’rast kryhet një pagesë në një llogari të rreme, mesazhet e rreme nga një administrator në të cilat kërkohen të dhëna të ndryshme nga përdoruesi, si për shembull një fjalëkalim, ose njoftimet e ndryshme me të cilat mashtruesit përpiqen të zhvasin para për një bamirësi të rreme.