Presidentja Siljanovska Davkova priti ambasadorin kinez dhe përfaqësuesin e UNHCR-së

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Zhang Suo, kumtoi zyra presidenciale. Në takim u konstatua se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve bazohen në miqësi dhe bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, ku presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit […]

Presidentja Siljanovska Davkova priti ambasadorin kinez dhe përfaqësuesin e UNHCR-së
Gordana Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesin e UNHCR-së Gabriel Gualano de Godoy. Foto: Presidenca e RMV-së

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Zhang Suo, kumtoi zyra presidenciale. Në takim u konstatua se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve bazohen në miqësi dhe bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, ku presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh dhe thellimin e miqësisë maqedono-kineze gjatë mandatit të saj, transmeton Portalb.mk. 

Bashkëbiseduesit shprehën pritshmërinë se do të vazhdojnë të zhvillojnë dhe përmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe projekteve infrastrukturore kapitale, si dhe theksuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit. Në këtë kontekst, presidentja theksoi se është e nevojshme që afaristët e Maqedonisë të njihen më mirë me rregullimin, rregulloret dhe funksionimin e tregut kinez, në mënyrë që të rritet eksporti në Kinë.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe ambasadori kineze Suo diskutuan për rolin dhe ndikimin e Republikës Popullore të Kinës në botë, si dhe në rajonin tonë, veçanërisht në kontekstin e ekonomisë, si dhe shkëmbyen mendime dhe informacione për pikëpamjet e politikës së jashtme kineze.

Takim me përfaqësuesin e UNHCR-së

Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim edhe përfaqësuesin e Zyrës së Komisionerit të Lartë për Refugjatë në Kombet e Bashkuara – UNHCR, Gabriel Gualano de Godoy.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione për bashkëpunimin e deritanishëm të institucioneve të Maqedonisë me UNHCR-në, ku u theksua rëndësia e ekspertizës së tyre, si dhe mbështetja institucionale dhe materiale si kyçe për forcimin e kapaciteteve për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për njerëzit në situata të cenueshme.

Gordana Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesin e UNHCR-së Gabriel Gualano de Godoy. Foto: Presidenca e RMV-së
Gordana Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesin e UNHCR-së Gabriel Gualano de Godoy. Foto: Presidenca e RMV-së

Presidentja  Siljanovska Davkova, duke kujtuar angazhimin e saj si deputete kur ajo ishte e përfshirë në mënyrë aktive në miratimin e ligjeve të përgatitura me ndihmën e UNHCR-së, theksoi përkushtimin e saj të thellë për çështjet e refugjatëve, duke siguruar që korniza jonë ligjore të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ajo theksoi se vendi ynë do të vazhdojë të punojë ngushtë me UNHCR-në për të shpëtuar jetë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për njerëzit që janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve, persekutimit, emergjencave klimatike.

Siljanovska Davkova gjithashtu shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin intensiv me UNHCR-në lidhur me çështjen e personave pa shtetësi. Në këtë drejtim, presidentja theksoi se ndryshimet në Ligjin për librat amzë dhe ligjin për të huajt, si dhe zbatimi i tyre praktik, zgjidhi situatën e mbi 700 personave pa shtetësi dhe se pret që së shpejti të bëhemi vendi i parë në Evropë që çrrënjos këtë problem.