Rama: Ambienti i pastër një mision që po e përmbush kryeqyteti

UNICEF në bashkëpunim me Ambasadën suedeze në Kosovë, implementuar nga OJQ “PEN”, përmes një ekspozite/instalacioni, shënuan ditën e ambientit. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, tha ambienti i pastër është një mision që po e përmbush kryeqyteti. “Kryeqyteti është duke kriju politika dhe vizioni ynë është në përputhje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe më […]

Rama: Ambienti i pastër një mision që po e përmbush kryeqyteti
rama:-ambienti-i-paster-nje-mision-qe-po-e-permbush-kryeqyteti

rama:-ambienti-i-paster-nje-mision-qe-po-e-permbush-kryeqyteti

UNICEF në bashkëpunim me Ambasadën suedeze në Kosovë, implementuar nga OJQ “PEN”, përmes një ekspozite/instalacioni, shënuan ditën e ambientit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, tha ambienti i pastër është një mision që po e përmbush kryeqyteti.

“Kryeqyteti është duke kriju politika dhe vizioni ynë është në përputhje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe më mbrojtje të mjedisit. Jemi duke ndërmarr hapa për zona për këmbësor që të stimulohet ecjen dhe transportin alternativ. Po ashtu, edhe zgjerimi i rrjetit të “Termokos” që është një nga faktor për ruajtje të  ambientit. Ju keni pa edhe projekte të ndryshme të cilat lidhin zonat në kryeqytet për  një qasje të lehtë dhe të sigurtë. Janë iniciativa të ndryshme sikurse edhe ardhja e autobusëve të rinj, të cilat do të ndikojnë në përdorin sa më shumë të trafikut urban. Ambienti i pastër është një është një mision i cili po përmbushet nga Komuna e Prishtinës”, tha kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.