Ramiz Lladrovci pa avokat dhe shkresa të lëndës, ndërpritet gjykimi për kanosjen ndaj tij

Me kërkesë të të dëmtuarit Ramiz Lladrovci, është ndërprerë seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Muhamet Ajazi po akuzohet se në vitin 2021 gjatë fushatës elektorale kishte kanosur Lladrovcin, tani kryetar aktual i Komunës së Drenasit. Lladrovci, në fjalën e tij hyrëse në cilësinë e të dëmtuarit deklaroi se […]

Ramiz Lladrovci pa avokat dhe shkresa të lëndës, ndërpritet gjykimi për kanosjen ndaj tij
ramiz-lladrovci-pa-avokat-dhe-shkresa-te-lendes,-nderpritet-gjykimi-per-kanosjen-ndaj-tij

ramiz-lladrovci-pa-avokat-dhe-shkresa-te-lendes,-nderpritet-gjykimi-per-kanosjen-ndaj-tij

Me kërkesë të të dëmtuarit Ramiz Lladrovci, është ndërprerë seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Muhamet Ajazi po akuzohet se në vitin 2021 gjatë fushatës elektorale kishte kanosur Lladrovcin, tani kryetar aktual i Komunës së Drenasit.

Lladrovci, në fjalën e tij hyrëse në cilësinë e të dëmtuarit deklaroi se qëndron pranë parashtresës së dorëzuar në seancën e kaluar (14 qershor 2024) në të cilën nuk kishte marrë pjesë, ku kishte theksuar se qëndron prapa deklarimeve të dhëna në Polici dhe Prokurori, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Lexo Edhe:

Shpëtimtar shtëpie nga tullaci! Më ndihmoi mua dhe burrin tim!

1 pikë rigjeneron deri në 78 qime në kokë!
“Në cilësinë e të dëmtuarit, unë nuk kam me shtu asnjë gjë sepse e keni parashtresën time, mbes pranë parashtresës së dorëzuar në gjykatë dhe kërkoj nga gjykata që të marrë vendimin sipas ligjit për kanosjen e kandidatit, në këtë rast kandidatit për kryetar komune”, tha Lladrovci.

Por kur erdhi radha që i njëjti të dëgjohet si dëshmitar, Lladrovci tha se po të ishte në dijeni se e ka edhe cilësinë e dëshmitarit, do të angazhonte një avokat. Po ashtu, tha se nuk posedon asnjë shkresë të kësaj lënde.

“Zonja prokurore, unë së pari du ta bëj të qartë sepse në ftesën e gjykatës jam i thirrur si i dëmtuar dhe unë sikur të isha edhe si dëshmitar do ta merrja edhe avokatin me vete. Unë asnjë raport të lëndës nuk e kam, asnjë shkronjë përveç këtyre ftesave nuk kam”, deklaroi Lladrovci.

Për këtë arsye, ai kërkoi që seanca e sotme të ndërpritet që të ketë mundësi që në seancën e radhës të angazhojë avokatin si dhe të pajiset me shkresat e lëndës.

Ky propozim nuk u kundërshtua nga prokurorja Fitore Sadikaj, e as nga i akuzuari Ajazi dhe mbrojtësi i tij, avokati Ibrahim Shala.

Në këtë rrethana, seanca e sotme u ndërpre, ndërsa gjykatësja e rastit Alltën Murseli e obligoi Prokurorinë që të dëmtuarin-dëshmitarin Lladrovci ta pajisë me shkresat e lëndës.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 janar 2023, kishte shqiptuar urdhrin ndëshkimor ndaj të akuzuarit Ajazi, të cilin e kishte dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 300 euro. Mirëpo, ky vendim ishte kundërshtuar dhe gjykata ka vazhduar me shqyrtim gjyqësor.

Sipas aktakuzës së ngritur më 17 janar 2023, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me kërkesë për shqiptimin e urdhrit ndëshkimor, i pandehuri Muhamet Ajazi po akuzohet sepse më 12 nëntor 2021, në restorant “Lumi” në Komoran ka penguar kandidatin për kryetar komune në Komunën e Drenasit, tani të dëmtuarin Ramiz Lladrovci në ushtrimin e veprimtarisë gjatë fushatës elektorale.

Aktakuza thotë se Ajazi këtë e ka bërë në atë mënyrë që përderisa ishte duke qëndruar në restorantin e lartcekur, afrohet tek dëshmitarët Ndriqim Bujupi, Lendrim Ibriqi dhe Besart Ajazi të cilët ishin duke qëndruar aty dhe iu drejtohet me fjalët “shyqyr që ka përfunduar me kaq se jau kisha q… nanën plum”, duke aluduar në tani të dëmtuarin Lladrovci, për shkak të një konflikti që i dëmtuari kishte pasur gjatë asaj fushate zgjedhore me Fatmir Dugollin, i cili njëherit ishte dhe përkrahës i tij.

Me këtë Ajazi, po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja e kandidatit”, nga neni 208, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).