Arton Demhasaj: Kusht i rëndë për Kosovën përparimi në Asociacion vetëm për anëtarësim në KiE

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj i ka komentuar deklaratat e aleatëve lidhur me ‘kushtin’ e Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Demhasaj në një prononcim për Front Online ka thënë se vetëm për një anëtarësim, kusht i rëndë është themelimi i Asociacionit. Ai vlerëson se krijimi i tij është dashur të jetë kusht për njohje […]

Arton Demhasaj: Kusht i rëndë për Kosovën përparimi në Asociacion vetëm për anëtarësim në KiE
arton-demhasaj:-kusht-i-rende-per-kosoven-perparimi-ne-asociacion-vetem-per-anetaresim-ne-kie

arton-demhasaj:-kusht-i-rende-per-kosoven-perparimi-ne-asociacion-vetem-per-anetaresim-ne-kie


Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj i ka komentuar deklaratat e aleatëve lidhur me ‘kushtin’ e Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Demhasaj në një prononcim për Front Online ka thënë se vetëm për një anëtarësim, kusht i rëndë është themelimi i Asociacionit.

Ai vlerëson se krijimi i tij është dashur të jetë kusht për njohje reciproke dhe mbyllje të dialogut.

 “Nëse shohim me hyrë në KiE ku regjistrohen tokat e Manastirit të Deçanit kërkohet edhe drafti i Asociacionit në Kushtetuese eventualisht edhe Kodi Civil janë kërkesa shumë të mëdha në krahasim në atë çka e merr Kosova vetëm një anëtarësim në KiE. Ky është kusht shumë i rëndë për Kosovën vetëm për një anëtarësim, krijimi i tij është dashur të jetë si një lloj kushti për njohje reciproke për përmbyllje të procesit të dialogimit me Serbinë”, u shpreh Demhasaj.

Ai thotë se me dërgimin e letrës në KiE nga krerët shtetërorë, ekziston një pajtueshmëri për dërgimin e draftit në gjykatë.

“Presidentja, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit e kanë dërguar letrën në KiE, kur i marrin obligimet që i kanë nga marrëveshja e Brukselit e kanë me i zbatuar e kjo nënkupton sikur me ekzistuar një pajtueshmëri në mes Qeverisë të Kosovës dhe ndërkombëtarëve që me u dërguar drafti në gjykatë si kusht për votim”, theksoi Demhasaj.