Raportime për gjarpërinj në Shkup dhe Prilep, QMK bën thirrje për kujdes
Në lagjen Gazi Baba të Shkupit, dje është raportuar se është regjistruar një gjarpër, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk. Sipas QMK-së, ankuesit i është thënë se nuk ka shërbime për kapjen e gjarpërinjve. Nga aty theksuan se ka njerëz që trajtojnë dhe kapin gjarpërinjtë dhe që veprojnë në thirrje. Në QMk, […]
![Raportime për gjarpërinj në Shkup dhe Prilep, QMK bën thirrje për kujdes](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/nivedh-p-sazD8ZHV_VI-unsplash.jpg?fit=1024%2C684&quality=89&ssl=1)
![Gjarpër. Foto: Nivedh P/Unsplash](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/nivedh-p-sazD8ZHV_VI-unsplash.jpg)
Në lagjen Gazi Baba të Shkupit, dje është raportuar se është regjistruar një gjarpër, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.
Sipas QMK-së, ankuesit i është thënë se nuk ka shërbime për kapjen e gjarpërinjve. Nga aty theksuan se ka njerëz që trajtojnë dhe kapin gjarpërinjtë dhe që veprojnë në thirrje.
Në QMk, në numrin e vetëm të emergjencës – 112, dje është raportuar për një gjarpër në Prilep.
Gjarpri, sipas QMK-së, është gjetur në rrugën “Mirçe Acev”. Intervenuan tre zjarrfikës me një automjet nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Prilep, ku gjarpri është kapur i gjallë, më pas është transportuar dhe lëshuar në natyrë.
Qendra e Menaxhimit të Krizave u bën thirrje qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm për shfaqjen e gjarpërinjve në këtë periudhë më të ngrohtë të vitit.