Reagon opozita dhe ekspertët/ Dështim me investime kapitale, mashtrim për vota me shtesat e fëmijëve

Nga 10 euro skema e shtesave për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare u rrit në 20 euro. Kështu kanë bërë të ditur sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministri i Financave, Hekuran Murati. Për ata që kanë dy fëmijë, Qeveria e Kosovës do të paguajë nga 20 euro shtesa për secilin, nga 10 […]

Reagon opozita dhe ekspertët/ Dështim me investime kapitale, mashtrim për vota me shtesat e fëmijëve
reagon-opozita-dhe-ekspertet/-deshtim-me-investime-kapitale,-mashtrim-per-vota-me-shtesat-e-femijeve

reagon-opozita-dhe-ekspertet/-deshtim-me-investime-kapitale,-mashtrim-per-vota-me-shtesat-e-femijeve

Nga 10 euro skema e shtesave për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare u rrit në 20 euro.

Kështu kanë bërë të ditur sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministri i Financave, Hekuran Murati.

Për ata që kanë dy fëmijë, Qeveria e Kosovës do të paguajë nga 20 euro shtesa për secilin, nga 10 euro sa ishte në të kaluarën, ndërsa për ata që kanë mbi tre fëmijë, shtesat do të jenë nga 30 euro për secilin.

Nga partitë opozitare e njohës të fushës së ekonomisë, rritjen e shtesave prej 10 eurosh nga Qeveria e kanë vlerësuar si mashtrim karshi qytetarëve për marrjen e votave.

Shala i PDK-së: Kurti dështoi në investime kapitale, filloi me fushatën e skemave sociale

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, nga radhët e PDK-së thotë se rritja e shtesave të fëmijëve nga Qeveria është fillimi i fushatës së skemave sociale.

Ai vlerësoi se rritja prej 10 eurove nuk është e mjaftueshme.

Shala tha se pasi Kurti dështoi në investime kapitale, buxhetin e shtetit po e shpërndan në skema.

“Qeveria ka filluar fushatën e skemave sociale. Kjo rritje nuk i plotëson kriteret karshi rritjeve të çmimeve dhe inflacionit. Ekonomitë familjare e kanë shumë të vështirë që me këto rritje ta përballojnë koston financiare të rritjes së fëmijëve. Për shkak të mos investimeve në projekte kapitale tanimë paranë e buxhetit po e shpërndanë siç e ka kulturë e traditë, në skema sociale”, theksoi Shala.

Bunjaku-Rexhepi: Rritja e shtesave është mashtrim tipik i Kurtit, ka dështuar në projekte kapitale tashmë po shpërndanë para për “vitra”

Anëtarja në Komisionin për Ekonomi nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për rritjen e shtesave për fëmijët prej 10 eurosh.

Bunjaku-Rexhepi thotë se paranë publikë pushteti aktual po e shpërndanë për vitra.

“Dështimi i mosplanifikimit të parasë publike, ato mjete janë të taksapaguesve tanë. Qeveria më shumë po i shpërndan për vitra se sa për zhvillim ekonomik, për hapje të reja të vendeve të punës. Investimet kapitale janë më të ulëta prej pas luftës dhe qytetarët paguajnë taksa të cilët e mendojnë dhe e meritojnë me i kthyer në investime kapitale”, thotë ajo.

Rritjen e shtesave e ka vlerësuar si mashtrim të Kurtit për ti fituar sërish votat në zgjedhjet e ardhshme, thotë deputetja Bunjaku-Rexhepi.

“Mjetet në buxhet po i shpenzon për me i rritë shtesat e fëmijëve, ky është mashtrim tipik i Kurtit karshi qytetarëve për me ua marrë edhe njëherë votat për mandatin e ardhshëm”, deklaroi ajo.

Gërxhaliu: Qytetari meriton një mbështetje më dinjitoze se me 20 euro

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu thotë se Qeveria ‘Kurti’ në fund të mandatit po merrë vendime për ta përmbushur agjendën e zgjedhjeve.

Gërxhaliu thotë se s’kanë gatishmëri pushteti aktual për zhvillim ekonomik.

Ai tha se 20 euro nuk janë të mjaftueshme për rritjen e një fëmije.

“Të gjitha këto vendime nga Qeveria janë në procesin e përmbushjes së agjendës parapërgatitore të zgjedhjeve. Kjo është prapavi politike dhe zgjedhore e jo gatishmëri për të mbështetur në aspektin ekonomik e social. Qytetari meriton një mbështetje më dinjitoze se me 20 euro kur kemi rritje të inflacionit e ngritje të çmimeve”, përfundoi Gërxhaliu.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar në detaje kriteret e skemës së shtesave për fëmijët dhe shumën që do të marrin për muaj dhe vit.

“Është një ditë e mirë për të gjithë fëmijët ane kënd vendit, për të gjitha nënat që marrin shtesa në emër të fëmijëve. Bëhet fjalë pra, për 403 mijë, ose më mirë për mbi 403 mijë fëmijë që tani aktualisht janë përfitues të skemës universale të shtesave të fëmijëve, dhe duke e parë të nevojshme ridizajnimin, jemi siguruar që të rritet mbështetja, dhe kësisoj të rritet edhe mirëqenia për të gjithë fëmijët. Se si llogaritet nga numri i fëmijëve, është kriteri se sa nëna janë regjistruar, dhe për sa fëmijë merr shtesë aktualisht. Pra mund të ketë dy fëmijën apo tre, dhe kuptohet se njëri nga fëmijët mbush 16 vjeç, janë vetëm dy fëmijë që marrin shtesa. Për fëmijën e parë është 20 euro në muaj, apo 240 euro në vit, për fëmijën e dytë, apo për dy fëmijë, është dy herë nga 20 euro, apo 480 euro në vit, ndërkaq në vitin e tretë, bëhet një kapërcim substancial në shumë, sepse për tre fëmijë bëhet nga 30 euro në muaj, që nënkupton nga 90 euro për tre fëmijët, dhe 1 mijë e 80 euro bë vit”, ka thënë ai.