Ndizen qirinj në Ferizaj për Eronën që u vra nga ish-bashkëshorti

Në organizimin e aktivisteve të shoqërisë civile nga Ferizaj së bashku me përfaqësues nga Komuna e Ferizajt, Policia e Kosovës, përfaqësues nga partitë politike dhe qytetarë të Ferizajt, janë ndezur  qirinj për një tjetër tragjedi, për vrasjen edhe të një gruaje, bashkëqytetares Eronës. Në këtë tubim, u bënë të gjithë së bashku për të shprehur […]

Ndizen qirinj në Ferizaj për Eronën që u vra nga ish-bashkëshorti
ndizen-qirinj-ne-ferizaj-per-eronen-qe-u-vra-nga-ish-bashkeshorti

ndizen-qirinj-ne-ferizaj-per-eronen-qe-u-vra-nga-ish-bashkeshorti

Në organizimin e aktivisteve të shoqërisë civile nga Ferizaj së bashku me përfaqësues nga Komuna e Ferizajt, Policia e Kosovës, përfaqësues nga partitë politike dhe qytetarë të Ferizajt, janë ndezur  qirinj për një tjetër tragjedi, për vrasjen edhe të një gruaje, bashkëqytetares Eronës.

Në këtë tubim, u bënë të gjithë së bashku për të shprehur solidaritetin ndaj familjes së viktimës dhe për të thirrur për drejtësi.

U kërkua një botë ku gratë mund të jetojnë në paqe dhe siguri, pa frikën e dhunës dhe vrasjeve të padrejta nga të ashtuquajturit “burra”.

“Le të kujtojmë Eronën si një shembull i forcës dhe rezistencës së grave kundër dhunës gjinore. Të gjithë bashkë për drejtësi dhe për mbrojtjen e jetës së grave”, u tha nga qytetaret.

Ndryshe, të shtunën i është dhënë lamtumira e fundit 21-vjeçares, Erona Cokli, e cila dje u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar, Valon Aliu në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Gjykata Themelore në Ferizaj të shtunën ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe plagosjen e vëllait të mitur të viktimës.

Valon Aliu po dyshohet për vrasje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjykata ka njoftuar se i dyshuari e ka qëlluar me armë viktimën disa herë në kokë brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj./Telegrafi/