Rivotimi për zgjedhjet parlamentare në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 11:00 është 5.35 përqind
Në Maqedoninë e Veriut sot rivotohet në shtatë vendvotime për zgjedhjet parlamentare. Portalb.mk ju sjell daljen e votuesve deri në ora 11:00 në krahasim me zgjedhjet e 8 majit. Deri në orën 11:00, nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 743 respektivisht 16.46 %. Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar […]
![Rivotimi për zgjedhjet parlamentare në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 11:00 është 5.35 përqind](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/05/zgjedhje.jpg?fit=1024%2C668&quality=89&ssl=1)
![Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/05/zgjedhje.jpg)
Në Maqedoninë e Veriut sot rivotohet në shtatë vendvotime për zgjedhjet parlamentare. Portalb.mk ju sjell daljen e votuesve deri në ora 11:00 në krahasim me zgjedhjet e 8 majit.
Deri në orën 11:00, nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 743 respektivisht 16.46 %.
Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar 205 votues respektivisht 20.64%.
Në VV 1194 në Krushevë kanë votuar 87 votues respektivisht 18.55 %.
Në VV 1202 në Krushevë kanë votuar 35 votues respektivisht 11.74%.
Në VV 1272 në Ohër kanë votuar 156 votues respektivisht 21.94 %.
Në VV 1470 në Dollnen kanë votuar 83 votues respektivisht 12.61 %.
Në VV 1470/1 në Dollnen, kanë votuar 31 votues respektivisht 4.91 %.
Në VV 1844 në Strugë kanë votuar 146 votues respektivisht 19.39 %.
Në krahasim me votimin e 8 majit 2024, deri në orën 11:00, në këtë rivotim vërehet dalje më e lartë 5.35% në këto vendvotime.
Ndërkohë, deri në orën 09:00, nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në këto vendvotime, votuan 326 respektivisht 7,22 %.
Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar 101 votues, respektivisht 10,17 %.
Në VV 1194 në Krushevë kanë votuar 57 votues, respektivisht 12,15 %.
Në VV 1202 në Krushevë kanë votuar 22 votues, respektivisht 7,38 %.
Në VV 1272 në Ohër kanë votuar 54 votues, respektivisht 7,59 %.
Në VV 1470 në Dollnen kanë votuar 22 votues, respektivisht 3,34 %.
Në VV 1470/1 në Dollnen, kanë votuar 14 votues, respektivisht 2,22 %.
Në VV 1844 në Strugë kanë votuar 56 votues, respektivisht 7,44 %.
Në krahasim me votimin e 8 majit 2024, deri në orën 9:00, në këtë rivotim vërehet dalje më e lartë 4,07 % në këto vendvotime.
Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024 së bashku me zgjedhjet e shtata presidenciale. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe ZNAM 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.