Maqedonia e Veriut voton në zgjedhje të dyfishta, u hapën kutitë, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale votohet për dy kandidatë ndërsa për parlamentaret votohet për 17 lista të deputetëve. Në listën zgjedhore me të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 1.814.317 votues dhe në listën […]

Maqedonia e Veriut voton në zgjedhje të dyfishta, u hapën kutitë, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Portalb.mk

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale votohet për dy kandidatë ndërsa për parlamentaret votohet për 17 lista të deputetëve. Në listën zgjedhore me të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 1.814.317 votues dhe në listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 1.815.350 votues. Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve, votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale dhe të njëmbëdhjetat parlamentare që nga pavarësimi i RMV-së, njofton Portalb.mk.

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

07:15 – Rezultatet e votave të numëruara të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në RMV

07:00 – Janë hapur kutitë, vijon votimi

07.05.2024

Heshtje zgjedhore, votuan të sëmurët dhe të burgosurit, diaspora votoi vetëm për kandidatët për president

Votimi për zgjedhjet parlamentare nuk është zhvilluar në diasporë për shkak të mosplotësimit të numrit minimal të votuesve të regjistruar për të votuar që t’iu mundësohet votimi.

“Deri në orën 19:00, sipas informacioneve që marrim nga këshillat zgjedhorë, pjesëmarrja totale nga votimi jashtë vendit për zgjedhjet presidenciale është 652 votues, pra 16.74 %. Bëjmë me dije se gjashtë vendvotime ku votimi është  në vazhdim, nuk janë përfshirë në këtë pjesëmarrje për shkak të zonës kohore.” njoftojnë nga KShZ.

Në 14 qendrat e votimit në burgje, 2147 votues ushtruan të drejtën e votës për zgjedhjet presidenciale dhe 2140 votues për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend.

“Votimi atje kaloi pa probleme dhe deri në orën 19, sipas informacioneve nga këshillat zgjedhorë, votuan 1298  votues ose 60.46% e të regjistruarve për zgjedhjet presidenciale, pra  1397  votues ose 68.72 % për zgjedhjet parlamentare.” njoftojnë nga KShZ.

Gjithsej 534 votues të vendosur në 20 qendra të kujdesit jashtë familjar patën mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në qendrën ku ndodhen për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Nga totali 534 votues nga qendrat 20, 401 votuan ose 75.09 %  votues për presidentin  e shtetit,  400  votues nga qendrat 20 ose 74.91%  votuan për zgjedhjen e deputetëve.

Sipas informatave nga komisionet komunale zgjedhore, 8926 dmth 80.45.

Gjatë heshtjes zgjedhore propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara. Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Heshtja mbaron sot në ora 19.00 pasi mbyllen kutitë e votimit.