Rivotimi për zgjedhjet parlamentare në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 9:00, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

Në Maqedoninë e Veriut sot rivotohet në shtatë vendvotime për zgjedhjet parlamentare.  Portalb.mk ju sjell daljen e votuesve deri në ora 09:00 në krahasim me zgjedhjet e fundit. Deri në orën 09:00, nga gjithsej 4.514  votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 326 respektivisht 7,22 %. Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar  101 votues, respektivisht 10,17 […]

Rivotimi për zgjedhjet parlamentare në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 9:00, krahasuar me zgjedhjet e kaluara
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut sot rivotohet në shtatë vendvotime për zgjedhjet parlamentare.  Portalb.mk ju sjell daljen e votuesve deri në ora 09:00 në krahasim me zgjedhjet e fundit.

Deri në orën 09:00, nga gjithsej 4.514  votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 326 respektivisht 7,22 %.

Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar  101 votues, respektivisht 10,17 %.

Në VV 1194 në Krushevë kanë votuar  57 votues, respektivisht 12,15 %.

Në VV 1202 në Krushevë kanë votuar  22 votues, respektivisht 7,38 %.

Në VV 1272 në Ohër kanë votuar  54 votues, respektivisht 7,59 %.

Në VV 1470 në Dollnen kanë votuar  22 votues, respektivisht 3,34 %.

Në VV 1470/1 në Dollnen, kanë votuar  14 votues, respektivisht 2,22 %.

Në VV 1844 në Strugë kanë votuar  56 votues, respektivisht 7,44 %.

Në krahasim me votimin e 8 majit 2024, deri në orën 9:00, në këtë rivotim vërehet dalje më e lartë 4,07  % në këto vendvotime.