Osmani president, Sela kryeparlamentar e Xhaferi kryeministër

Bujar Osmani president, Ziadin Sela kryeparlamentar e Talat Xhaferi kryeministër, kështu u shfaq përbërja e kreut shtetëror në seancën konstituive të Kuvendit, të simuar nga Fronti Europian, raporton Flaka VIDEO The post Osmani president, Sela kryeparlamentar e Xhaferi kryeministër appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .

Osmani president, Sela kryeparlamentar e Xhaferi kryeministër

Bujar Osmani president, Ziadin Sela kryeparlamentar e Talat Xhaferi kryeministër, kështu u shfaq përbërja e kreut shtetëror në seancën konstituive të Kuvendit, të simuar nga Fronti Europian, raporton Flaka VIDEO

Në një skenë të improvizuar të kuvendit republikan, mbledhjen e hapi deputeti më i vjetër, Ali Ahemti.


Ahmeti shpalosi rendin e ditës dhe nxori në votim zgjedhjen e kryeparlamentarit. Me shumicë prej 120 deputetësh, kryeparlamentar u zgjodh deputeti Ziadin Sela.

Nën drejtimin e tij, kuvendi vijoi seancën konstituive. Sela hodhi në votim pikën e rendit të ditës, ndryshimet kushtetuese që përfshinin heqjen e 20% nga kushtetuta, inkuadrimin e pakicës bullgare dhe zgjedhjen e presidentit nga kuvendi.

Para votimit, me fjalim në foltore u paraqitën deputetët nga partitë e etnive dhe partive të ndryshme të Frontit Europian, , Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Skender Rexhepi Zejd, Arjanit Hoxha, Bejxhan Iljas dhe Fatima Osmanovska dhe Munir Kolashinac. Të gjithë folësit u dhanë mbështjeje ndryshimeve kushtetuese.

Diskutimi mbaroi dhe pika e rendit të ditë u hodh në votim. Me shumicë prej 120 deputetësh, ndryshimet kushtetuese u miratuan nga kuvendi.

Në fund, Bujar Osmani bëri betimin si president i ri i shtetit. Ishte kjo një seancë kuvendore e improvizuar nga Fronti Europian, me çka nis edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Me këtë panoramë dhe këto kërkesa, Fronti Europian do të kërkon përkrahjen e elektoratit. Flaka Media

Lajmi në përditësim

The post Osmani president, Sela kryeparlamentar e Xhaferi kryeministër appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .