RMV, a do të vendosë VLEN-i kushtin e ndryshimeve kushtetuese para formimit të qeverisë? 

Pas fitores së kandidates VMRO-DPMNE-së në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kjo parti, ende pa mos u mbajtur rrethi i dyte dhe zgjedhjet parlamentare ia ka zgjatur dorën koalicionit VLEN, si partner të dëshiruar për të formuar qeverinë e re të RMV-së. Pas propozimit të liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski, […]

RMV, a do të vendosë VLEN-i kushtin e ndryshimeve kushtetuese para formimit të qeverisë? 
Arben Taravari, VLEN. Foto prinstscreen

Pas fitores së kandidates VMRO-DPMNE-së në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kjo parti, ende pa mos u mbajtur rrethi i dyte dhe zgjedhjet parlamentare ia ka zgjatur dorën koalicionit VLEN, si partner të dëshiruar për të formuar qeverinë e re të RMV-së. Pas propozimit të liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski, jemi duke hasur në deklarime të ndryshme për qëndrimin e koalicionit VLEN në lidhje me ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht a do ketë kërkesë të tyre për ndryshime kushtetuese si kusht para formimit të qeverisë së ardhshme bë vend. Realizimi i ndryshimeve kushtetuese do të hapte dyert për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. VLEN në programin e tyre thirret në Bashkimin Evropian dhe ndryshime kushtetuese ndërkaq partneri i tyre potencial, VMRO-DPMNE gjithë kohës thotë që mbetet në qëndrimin e tyre mos te ketë ndryshime “kushtetuese nën diktatin e shtetit të tretë”. Portalb.mk ka bërë një përmbledhje deklaratash të përfaqësuesve të koalicionit VLEN në lidhje me këtë çështje para dhe pas rezultateve të rrethit të parë të zgjedhjeve, shkruan Portalb.mk.

VMRO është e vetëdijshme se do trashëgojë barrën e rëndë e të papërgjegjshëm të Qeverisë, e cila prodhoi probleme serioze në euro integrimet dhe e vendosi shtetin në pozitë vartëse. Në këtë kontekst, VMRO-DPMNE ngelet me qëndrimin për mos ndryshimin e Kushtetutës nën diktatin e shtetit të tretë.  
(Programi zgjedhor parlamentar, VMRO-DPMNE “Maqedonia përsëri e jotja”, faqe 152)  


Deklaratat e VLEN për ndryshimet kushtetuese në RMV by Portalb mk

“Subjektet politike të koalicionit VLEN respektojnë ligjin dhe kushtetueshmërinë në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë në kemi bindjen se kushtetua në fuqi është e mangët, e kufizuar dhe në shumë pjesë të saj nuk i përfaqëson realitetet e sotme politike, sociale dhe etnike në vend. Andaj, është bërë i domosdoshëm ndryshimi dhe plotësimi i saj.
(Programi zgjedhor parlamentar, koalicioni VLEN “Plani 2030, faqe 4” 

“Mandatarit për formimin e Qeverisë ti kërkohet një dinamikë me afate për realizimin  e ndryshimeve kushtetuese, nuk e them për 1 apo 3 muaj, por mos të jetë mbi 6 muaj. Kjo të kryhet, dhe të vazhdojnë negociatat me BE”
Deklaratë e Arben Taravarit për TV21. Data: 04.04.2024  

“Edhe po të rezistojë VMRO-ja, kushti jonë, kusht, parakusht thoni si të doni, do të jetë që të ndodhin ndryshimet kushtetuese. Nuk ka Qeveri pa ndryshime kushtetuese.”
Deklaratë nga Bilall Kasami, për TV 21. Data: 17.04.2024 

 “Parakusht për tu ulur do të jenë dy gjëra; ndryshimet kushtetuese me një dinamikë deri kur i bëjmë se edhe në 2008, pas Bukureshtit, VMRO thoshte se menjëherë do t’i bëjmë. Për në kjo do të jetë parakushti i parë, deri kur i bëjmë.”
Deklaratë e Arben Taravarit për TV21. Data: 22.04.2024  

 “Ndryshimet kushtetuese do të bëhen ashtu që gjatë bisedimeve për qeverinë e re do ta krijojmë një kornizë për integrim, e cila do t’i përfshijë hapat që duhet të ndërmerren, pra planin aksionar, si dhe afatet në të cilat duhet të realizohet ky plan”.
Deklaratë e Afrim Gashit. Burimi: Takim me qytetarë në Tetovë. Data: 27.04.2024 

“Do të fillojmë një debat më të madh dhe të ndërtojmë një konsensus më të gjere për një Kushtetutë të re të RMV-së, më demokratike, më moderne e cila do ta ridefinojë vendin si shtet i barabartë i dy etnive më të mëdha që jetojnë në Maqedoni. Natyrisht do t’u garantohen të drejtat e plota edhe pakicave të tjera, sikur se janë turqit, vllehtë, romët, boshnjakët, bullgarët, kroatët, malazezët, sllovenët, hebrenjtë dhe egjiptianët, sipas praktikave më të mira të shteteve të BE-së”.
Deklaratë e Arben Taravarit. Burimi: Takim me qytetarë në Tetovë. Data: 27.04.2024

“Kemi program i cili do të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeveritar dhe në të bëjnë pjesë ndryshimet kushtetuese”.
Deklaratë e Bilall Kasamit, Burimi: MIA. Data: 29.04.2024 

“Ne nuk dëshirojmë të jemi me çdo kusht pjesë e Qeverisë e cila nuk do të jetë e orientuar kah Evropa. Vlerësojmë se vetëm “Levica” është e orientuar kundër BE-së, dhe me të nuk do të dëshironim të jemi në një Qeveri”.
Deklaratë e Izet Mexhitit. Burimi: Takim me qytetarët në Tregun e Gjelbër, Shkup. Data: 30.04.2024. 


Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.