RMV, Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së fitoi në garat mbarëkombëtare në gjykim të simuluar në Tiranë
Skuadra e Fakultetit të Drejtësisë së UEJL-së e përbërë nga studentët Gentiana Reka Hasipi, Elona Zendeli, Era Gjakova dhe Flutura Xhemaili, nën udhëheqjen dhe përgatitjen e profesoreshës Vedije Ratkoceri, është shpallur fituese në garat mbarëkombëtare në gjykim të simuluar të mbajtura më 30 dhe 31 mars, në Tiranë, transmeton Portalb.mk. Garat u organizuan për herë […]
![RMV, Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së fitoi në garat mbarëkombëtare në gjykim të simuluar në Tiranë](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/04/433886081_911105437681907_7804643024033105986_n.jpg?fit=1024%2C768&quality=89&ssl=1)
![Foto: UEJL](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/04/433886081_911105437681907_7804643024033105986_n.jpg)
Skuadra e Fakultetit të Drejtësisë së UEJL-së e përbërë nga studentët Gentiana Reka Hasipi, Elona Zendeli, Era Gjakova dhe Flutura Xhemaili, nën udhëheqjen dhe përgatitjen e profesoreshës Vedije Ratkoceri, është shpallur fituese në garat mbarëkombëtare në gjykim të simuluar të mbajtura më 30 dhe 31 mars, në Tiranë, transmeton Portalb.mk.
Garat u organizuan për herë të dytë radhazi nga Fondacioni Halimi, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Tiranë.
Në këtë edicion të garave pjesëmarrëse ishin 16 skuadra të fakulteteve të drejtësisë nga Republika e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
![akulteti i Drejtësisë i UEJL-së fitoi në garat ndërkombëtare në gjykim të simuluar në Tiranë. Foto: UEJL](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/04/433883687_911105331015251_4979779056671811591_n.jpg?resize=1170%2C805&quality=89&ssl=1)
Pas përgatitjes disamujore dhe tre raundeve të ballafaqimit verbal, UEJL me sukses arriti në finale, ku u ballafaqua dhe ngadhënjeu ndaj Universitetit të Elbasanit ”Aleksandër Xhuvani”.
Juria, e cila vlerësoi perfomacën e skuadrave, përbëhej nga gjykatësit: Gerd Hoxha, Betim Jahja, Aulona Bodo dhe Prof. Fejzulla Berisha.
Garat janë zhvilluar në dy faza, në fazën e përgatitjes dhe parashtrimit të shkresave për rastet gjyqësore përkatëse, në të cilën fazë disa nga fakultetet edhe u diskualifikuan dhe në fazën e dytë dhe përfundimtare, ku pjesa tjetër e skuadrave kanë vijuar me gjykimin e simuluar verbal.
Skuadra e UEJL-së kishte një paraqitje brilante në të gjitha raundet dhe u vlerësua lartë nga juria për përgatitjen profesionale, hulumtimin e bërë dhe nivelin e lartë të shkresave të dorëzuara, prezantimin oral, bashkëpunimin e skuadërs si dhe gatishmërinë dhe mënyrën e përgjigjes ndaj pyetjeve të parashtruara si nga skuadrat kundërshtare ashtu edhe nga juria.