RMV, KSHZ-ja miratoi ankesat për shtatë vendvotime, do të ketë rivotim në Njësinë e 5 dhe 6 zgjedhore

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e 104-të i shqyrtoi ankesat e partive politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Nga gjithsej 27 ankesa të paraqitura – nëntë janë nga koalicioni “Vlen”, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga e Majta, shtatë janë pranuar, gjashtë në Njësinë e pestë zgjedhore […]

RMV, KSHZ-ja miratoi ankesat për shtatë vendvotime, do të ketë rivotim në Njësinë e 5 dhe 6 zgjedhore
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Fisnik Xhelili, Portalb.mk

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e 104-të i shqyrtoi ankesat e partive politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Nga gjithsej 27 ankesa të paraqitura – nëntë janë nga koalicioni “Vlen”, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga e Majta, shtatë janë pranuar, gjashtë në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në njësinë e gjashtë, transmeton Portalb.mk.

Në Njësinë Zgjedhore 5 janë pranuar ankesat për vendvotimet 1272 në Ohër, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1844 në Strugë, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen. Në njësinë zgjedhore 6 është pranuar një ankesë për vendvotimin 2101 në Zhelinë.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të bëhet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative, nga ana tjetër, është e detyruar të marrë vendim për ankimin brenda 48 orëve nga marrja e tij.

Sipas rezultateve fillestare zyrtare për zgjedhjet parlamentare të shpallura nga KSHZ, Koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 58 mandate parlamentare, e ndjekur nga Koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI me 19 mandate parlamentare, Koalicioni Për një të ardhme evropiane të udhëhequr nga LSDM me 18, Koalicioni VLEN me 13 dhe Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe të majtën pas gjashtë mandateve parlamentare.

Për rezultatet e zgjedhjeve, në KSHZ janë dorëzuar 27 ankesa – nëntë nga koalicioni “Vlen”, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga e Majta. Kryetari i KSHZ-së, Dashtevski, në seancën e KSHZ-së theksoi se bëhet fjalë për ankesa grupore në disa vendvotime.

Koalicioni “Fronti Evropian”, i udhëhequr nga BDI, pretendon se partitë politike maqedonase në koordinim me koalicionin “Vlen” dëshirojnë t’i heqin një deri në dy mandate parlamentare përmes KSHZ-së.