RMV, Ministria e publikoi listën e studentëve që kanë fituar bursa në ciklin e tretë

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të tretë për vitin akademik 2023/24, transmeton Portalb.mk. “Të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendim, ndërsa kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesë nga dita e marrjes së Aktvendimit nga […]

RMV, Ministria e publikoi listën e studentëve që kanë fituar bursa në ciklin e tretë
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të tretë për vitin akademik 2023/24, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendim, ndërsa kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesë nga dita e marrjes së Aktvendimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në të cilën do të shënohet arsyeja për të cilën aplikimi është refuzuar”, sqaroi Ministria, duke shtuar që kandidatët e pranuar do të thirren për nënshkrimin e marrëveshjes.

Konkursi për bursat në ciklin e tretë në studimeve në Maqedoninë e Veriut ishte publikuar më 28 dhjetor të vitit 2023.

Në grupin e shkencave tekniko-teknologjike dhe shkencave matematiko-natyrore janë: Iva Dimitrievska, Durim Alija, MarkoKamilovski, Hava Miftari, Jovana Dobreva, Marija Çobanova, Bllagoja Ristov, Stefan Jovanoski, Aneta Trajkovska, Natasha Gjerasimovska, Stevo Gjorgiev dhe Elena Rafilovska. Në grupin e shkencave shoqërorë janë: Ariton Rama, Tea Micevska dhe Goran Hristovski.

Më 7 qershor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut i ka shpallur rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë në vend për vitin akademik 2023/2024.