RMV, padi për policin i cili dyshohet se në vendin e punë ka konsumuar lëndë narkotike
Policia e Maqedonisë së Veriut ka propozuar masa disiplinore dhe padi ndaj një të punësuari nën dyshimet se gjatë orarit të punës ka përdorur lëndë narkotike për konsumim, transmeton Portalb.mk. “Në tavolinën e punës në shtëpinë e rojës, u gjet material pluhuri i bardh, shishe e mbushur me lëng dhe disa materiale me mbetje nga […]
![RMV, padi për policin i cili dyshohet se në vendin e punë ka konsumuar lëndë narkotike](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/06/Foto-2023-06-13T145554.724.png?fit=960%2C540&quality=80&ssl=1)
![Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/06/Foto-2023-06-13T145554.724.png)
Policia e Maqedonisë së Veriut ka propozuar masa disiplinore dhe padi ndaj një të punësuari nën dyshimet se gjatë orarit të punës ka përdorur lëndë narkotike për konsumim, transmeton Portalb.mk.
“Në tavolinën e punës në shtëpinë e rojës, u gjet material pluhuri i bardh, shishe e mbushur me lëng dhe disa materiale me mbetje nga pluhuri i bardh. Pas kësaj, A.M. ka refuzuar të bashkëpunon që t’i kontrollohet pjesëmarrja e metabolitëve të mjeteve narkotike në urinë, në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup”, sqaroi Policia.
Ai është i punësuar në Stacionin Policor në Ohër, si sigurim në Villa Bela. I dyshuari nuk kishte qenë në ndërrim pune atë natë, por në mënyrë të parregullt e kishte zëvendësuar kolegun S.T.
“Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen dhe pas dokumentimit të plotë, ndaj punonjësit të policisë A.M., SPB Ohër do të dorëzon kallëzim penal”, sqaroi Policia.