RMV, paraburgim për prindërit e tre vajzave të mitura: Babai i përdhunonte, nëna nuk merrte asnjë masë

Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ka udhëruar nisjen e hetimit dhe shqiptim të masës së paraburgimit për dy prindërit e tre vajzave, të cilat prej një periudhe të gjatë kohore kanë qenë të abuzuara seksualisht nga i ati. Ndërkohë e ëma dyshohet për moskujdes ndaj fëmijëve, pasi edhe pse është vënënë dijeni nga vajzat se […]

RMV, paraburgim për prindërit e tre vajzave të mitura: Babai i përdhunonte, nëna nuk merrte asnjë masë
Arrestim, foto nga Unsplash/YakobchukOlena

Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ka udhëruar nisjen e hetimit dhe shqiptim të masës së paraburgimit për dy prindërit e tre vajzave, të cilat prej një periudhe të gjatë kohore kanë qenë të abuzuara seksualisht nga i ati. Ndërkohë e ëma dyshohet për moskujdes ndaj fëmijëve, pasi edhe pse është vënënë dijeni nga vajzat se babai i tyre i përdhunon, ajo i ka bindur të mos denoncojnë sepse është turp, duke i lënë ata të braktisura në duart e babait përdhunues, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 36-vjeçarit nga Prilepi, ai dyshohet se ka kryer vepra të zgjatura penale – Dhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1, si dhe Incest nga neni 194 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023, në disa raste, i dyshuari ka kryer akte seksuale në shtëpinë e tij mbi tri vajzat e tij, të lindura në vitet 2008, 2010 dhe 2014, të cilat në kohën e kryerjes së akteve kanë qenë nën moshën 14 vjeçare”, thonë nga Prokuroria.

Një hetim është iniciuar edhe kundër nënës së fëmijëve, e cila dyshohet për veprën penale – Moskujdes dhe keqpërdorimi i fëmijës nga neni 201 paragrafi 1 i Kodit Penal. Ajo e bëri veprën duke neglizhuar rëndë detyrën e saj për kujdesin dhe edukimin dhe braktisi vajzat e saj, të cilat i thanë se babai po kryente akte seksuale dhe tradhti bashkëshortore ndaj tyre dhe ajo i bindi se ishte turp të raportohej dhe se duhet të respektonin prindërit.

“Me këtë ajo i ka lejuar fëmijët viktima të jetojnë së bashku me babanë e tyre, i cili i ka abuzuar seksualisht dhe nuk ka marrë asnjë masë për t’i mbrojtur. Më 27 qershor njëra nga vajzat mori guximin dhe denoncoi të atin në polici. Prokurori publik kompetent ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dy prindërit dhe ka iniciuar kujdesin e duhur për të gjithë fëmijët e familjes përmes shërbimeve kompetente”, thonë nga Prokuroria.

Paraprakisht edhe MPB njoftoi sedje në orën 17:15, zyrtarët policorë të SPB Prilep i kanë hequr lirinë A.R. (36) nga një fshat i Prilepit.

Policia ka vepruar sipas kallëzimit paraprak nga një e mitur nga një fshat i Prilepit, e cila në prani të punëtores sociale dhe nënës së saj ka raportuar se në periudhën kohore nga viti 2021 deri dje, babai i saj A.R. disa herë ka kryer marrëdhënie intime me të dhe motrën e saj.

MPB-ja ka njoftuar se është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.