RMV, për pesë muaj nga taksat rrugore janë mbledhur 23.6 milionë euro

Nga mbledhja e taksave rrugore në pesë muajt e parë të vitit janë mbledhur 1.454.587.856 denarë (23.651.835 euro), që në raport me periudhën e njëjtë për vitin 2023 paraqet rritje ose më shumë të hyra të realizuara për 132.635.906 denarë (2.156.681 euro), transmeton Portalb.mk. Tendenca e rritjes së të hyrave të realizuara në vitin 2024 […]

RMV, për pesë muaj nga taksat rrugore janë mbledhur 23.6 milionë euro
Pagesë rrugore, pikëpagesë rrugore në Veles

Nga mbledhja e taksave rrugore në pesë muajt e parë të vitit janë mbledhur 1.454.587.856 denarë (23.651.835 euro), që në raport me periudhën e njëjtë për vitin 2023 paraqet rritje ose më shumë të hyra të realizuara për 132.635.906 denarë (2.156.681 euro), transmeton Portalb.mk.

Tendenca e rritjes së të hyrave të realizuara në vitin 2024 është konstante, me një rritje prej 10,2 për qind për periudhën janar-maj të këtij viti, njoftoi për MIA-në Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NP RRSh).

Shuma e mjeteve të mbledhura nga taksat është e ndryshme dhe varion nga 155.827.545 denarë në Romanovcë deri në 53.038.529 denarë në Demir Kapi.

Po vazhdon testimi i sistemit të vetëm elektronik të mbledhjes së tarifave në vendet e “Ballkanit të Hapur” dhe këto pajisje TAG do të mund të përdoren në Serbi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore e mbylli vitin e kaluar me të ardhura rekord nga taksat në vlerë prej 62 milionë euro, 100 për qind më shumë krahasuar me vitin 2020 kur arkëtimi ishte 34 milionë euro. Në vitin 2021 në atë bazë janë mbledhur 46 milionë euro, ndërsa në vitin 2022 53 milionë euro. Të hyrat e përgjithshme të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore nga mbledhja e taksave për vitin 2024 janë parashikuar në shumën prej 4.400.000.000 denarë.

Të dhënat e Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore tregojnë se sistemi për mbledhjen e përbashkët elektronike të taksave me një “tag” gjatë udhëtimit në vend dhe në Serbi, i cili funksionon nga fundi i qershorit të vitit të kaluar, deri më tani ka 1.864 përdorues.

“Një “tag” në të dy vendet përdoret nga mbi 1800 mbajtës të etiketave, ose më saktë 1864 përdorues. Në periudhën pas fillimit të funksionalitetit, ai përdoret çdo ditë dhe nga përdorimi i tageve serbe në Maqedoni janë mbledhur më shumë se 21 milionë denarë”, thonë nga NP RRSh.

Për sa i përket përfitimeve të projektit, siç vlerësojnë ata, efekt pozitiv shihet edhe në zgjerimin e platformës së re Toll4All, e cila do të përfshijë vendet e rajonit, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë dhe Greqinë.

Për atë projekt është duke u punuar në mënyrë aktive dhe përveç kësaj do të ketë njoftim që nga momenti kur përfshihen edhe vendet e tjera.

Një “tag” funksionon si aktivitet nga nisma “Open Balkans”. TAG (transponder me mikrovalë) duhet të regjistrohet (rikonfigurohet) në portalin e internetit openbalkan-etc.com.

Sistemi elektronik i mbledhjes së tarifave në vend u prezantua në korrik 2019. Të dhënat më të fundit tregojnë se trendi i përdorimit të pajisjeve elektronike po shkon në rritje dhe tashmë është rritur në 30 përqind, gjegjësisht, sipas NP RrSh, qytetarët kanë filluar të kuptojnë përfitimet e kalimit të shpejtë dhe efikas të stacioneve të instaluara me M-card dhe M-tag. Në pikat e pagesave ku funksionon pagesa elektronike, pesha e pajisjeve elektronike varion nga 28 përqind në 40 përqind.

Konsorciumi “JV Aselsan-Zhikol” është përzgjedhur si ofertues më i favorshëm në tenderin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NP RrSh) për realizimin e projektit për ndërtimin dhe instalimin e energjisë elektrike.

Që nga fillimi i këtij viti për periudhën janar-maj janë shitur 7501 MKartela dhe 5983 pajisje MTage. Për plotësimin e tyre, këtë vit janë gjithsej 194.853 operacione individuale. Fakt është, vlerëson NP RrSh, se tendenca për të rritur pjesëmarrjen e pajisjeve elektronike në mbledhjen e tarifave është vazhdimisht në rritje.

Megjithatë, që nga viti 2019, kur u prezantua faturimi elektronik, deri më tani janë shitur 177,688 M-karta dhe 27,088 pajisje M-tag. Megjithatë, 57 përqind e përdoruesve të rrugës ende preferojnë të paguajnë me para në dorë, dhe 12.23 përqind paguajnë duke përdorur kartat e pagesës.

Përveç shtatë stacioneve të pagesave në Korridorin 10, tarifat elektronike janë instaluar së fundi në pikat e pagesës Gllumovë dhe Zhelinë, si pjesë e projektit për modernizimin e stacioneve të pagesës në Korridorin 8.

Stacioni i pagesave(pikëpagesa) në Gllumovë u bë plotësisht elektronik më 4 prill të këtij viti, ndërsa stacioni i pagesave në Zhelinë u shndërrua në sistem elektronik një muaj më vonë, më 3 maj. Procesi, siç theksohet nga NP RrSh, vazhdon.

Projekti për modernizimin e Korridorit 8 përfshin edhe stacionet Milladinovc, Tetovë dhe Gostivar.