RMV, prej nesër reshje të dendura shiu dhe bubullima

Drejtoria për Punë Hidro-Meteorologjike (DPHM) njoftoi se nesër pas dite do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa gjatë javës së ardhshme paraqitje të shpeshtë të reshjeve të dendura të shiut, erë të fortë dhe breshër. Moti do të vazhdojë të jetë i nxehtë, por me ulje graduale të temperaturës së ditës, transmeton Portalb.mk. Moti […]

RMV, prej nesër reshje të dendura shiu dhe bubullima
Reshje shiu. Foto nga Portalb.mk

Drejtoria për Punë Hidro-Meteorologjike (DPHM) njoftoi se nesër pas dite do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa gjatë javës së ardhshme paraqitje të shpeshtë të reshjeve të dendura të shiut, erë të fortë dhe breshër. Moti do të vazhdojë të jetë i nxehtë, por me ulje graduale të temperaturës së ditës, transmeton Portalb.mk.

Moti në Shkup në ditët e ardhshme do jetë jostabil në orët e pasditës me shi të dendur dhe bubullima, ndërsa disa pjesë të luginës dotë ketë kushte për paraqitje të stuhisë me reshje intentsive të denduratë shiut, erë të fortë dhe breshër.

Në rast të vetëtimave, rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndroni në hapësira të hapura dhe nën pemë.