KShZ: Votim i qetë dhe i rregullt, 134 kundërshtime janë pranuar nga qytetarët, 65 janë refuzuar

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencën e fundit për media pas mbylljes së vendvotimeve tha se votimi ka qenë i qetë dhe pa incidente të mëdha në vendvotime. Votimi do të vazhdojë pas orës 19:00 në katër vendvotime të cilat kanë qenë të ndërprera për më shumë se një orë gjatë ditës, transmeton Portalb.mk. […]

KShZ: Votim i qetë dhe i rregullt, 134 kundërshtime janë pranuar nga qytetarët, 65 janë refuzuar
KSHZ. Foto printscreen nga kanali i KSHZ-së në Youtube

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencën e fundit për media pas mbylljes së vendvotimeve tha se votimi ka qenë i qetë dhe pa incidente të mëdha në vendvotime. Votimi do të vazhdojë pas orës 19:00 në katër vendvotime të cilat kanë qenë të ndërprera për më shumë se një orë gjatë ditës, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për një vendvotim në Demir Hisar, një në Likovë, një në Dellçevë dhe një në Mogillë”, informon Dashtevski.

Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 18:30 është 48,46 për qind.

Deri në fund të votimit në orën 19:00, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka pranuar të dhënat për pjesëmarrjen në 3174 vendvotime. Nga gjithsej 1.653.023 votues të regjistruar, në këto vendvotime kanë votuar 801.074 qytetarë, që është 48,46 për qind, tha Dashtevski.

Pjesëmarrja më e madhe është në Novac, 71.07 për qind, ndërsa më e ulëta në Qendër Zhupë, 16,90 për qind.

KSHZ miratoi 134 kundërshtime nga qytetarët. Në linjën telefonike falas kanë telefonuar 10 qytetarë, ndërsa me video-thirrje në linjë telefonike, informacion kanë kërkuar 8 persona me dëmtim të dëgjimit.

Votimi do të vazhdojë në nga një vendvotim në Demir Hisar, Likovë, Dellçevë dhe Mogillë, për shkak se votimi është ndërprerë për më shumë se një orë.

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

LEXO: U mbyllën vendvotimet në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)