RMV, Revizioni vlerësoi që Fondi nuk ka arritur të përmirësojë problemet që janë regjistruar vitet e kaluara

Enti Shtetëror për Revizion ka kryer mbikëqyrjen e punës së Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Invalidor gjatë vitit 2022, duke konstatuar që vazhdojnë të jenë prezent problemet e trashëguara nga vitet e kaluara, transmeton Portalb.mk. “Dobësi në pjesën e regjistrimit dhe evidentimit në librat e biznesit të pasurive që janë marrë nga kompanitë e mbyllura […]

RMV, Revizioni vlerësoi që Fondi nuk ka arritur të përmirësojë problemet që janë regjistruar vitet e kaluara
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut - Filiali Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Enti Shtetëror për Revizion ka kryer mbikëqyrjen e punës së Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Invalidor gjatë vitit 2022, duke konstatuar që vazhdojnë të jenë prezent problemet e trashëguara nga vitet e kaluara, transmeton Portalb.mk.

“Dobësi në pjesën e regjistrimit dhe evidentimit në librat e biznesit të pasurive që janë marrë nga kompanitë e mbyllura të falimentimit e që nuk janë kryer dhe të tokës që Fondi i posedon apo ka të drejtë të shfrytëzimit, si dhe fshirjen e evidencën së kontabilitetit pa vendimin e Qeverisë”, raportoi Revizioni.

Revizioni ka publikuar edhe raportin financiar të Fondit për vitin 2020.

Në raport theksohet mungesa e mjeteve të paguara nga aksionet dhe mjeteve që janë marrë nga Ministria e Financave, ashtu që nuk ka saktësi në fondet që janë grumbulluar.

“Ka dobësi gjatë zbatimit të një pjese të procedurave për blerjet publike të IT-së, mirëmbajtjen dhe kryerjen e vazhdueshme të punëve zejtare në objektet e Fondit, si dhe blerjen e pagesën e vendosjes së sistemit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike”, theksojnë nga Revizioni.

Revizioni gjithashtu ka regjistruar edhe dobësi në arkivimin e lëndëve, si dhe digjitalizim të pakompletuar.