Ademi: Deri tani Fronti Evropian prin me 30.000 dallim karshi opozitës

Arbër Ademi nga Fronti Evropian tha se nga rezultatet preliminare që kanë arritur deri tani në shtabin e Frontit Evropian nga 50% e votave të numëruara, Fronti Evropian prin me 30.000 vota dallim karshi opozitës, transmeton Portalb.mk. “Thuajse në të gjitha komunat jemi në epërsi. Në Dibër 2 me 1. Në Strugë më tepër se […]

Ademi: Deri tani Fronti Evropian prin me 30.000 dallim karshi opozitës
Arber Ademi. Foto printscreen nga Portalb

Arbër Ademi nga Fronti Evropian tha se nga rezultatet preliminare që kanë arritur deri tani në shtabin e Frontit Evropian nga 50% e votave të numëruara, Fronti Evropian prin me 30.000 vota dallim karshi opozitës, transmeton Portalb.mk.

“Thuajse në të gjitha komunat jemi në epërsi. Në Dibër 2 me 1. Në Strugë më tepër se 2/1, në Kërçovë 5/1, në Vrapçisht më tepër se 2/1, në epërsi jemi edhe këtu në Tetovë. Me epëri jemi edhe në Gostivar. Me epërsi gjithsesi jemi edhe në Kumanovë dhe Likovë. Më vonë do të dalim me ë dhëna më të hollësishme, por nëse vazhdojmë me këtë trend, Fronti Evropian do të ketë më shumë se 20 deputetë”, tha Ademi

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata:

LEXO: Maqedonia e Veriut votoi në zgjedhje të dyfishta, u mbyllën vendvotimet, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)